LAJMI I FUNDIT:

Tubimet elektorale për zgjedhjet e 14 shkurtit – Ambasada britanike kërkon të respektohen masat anti-Covid

Tubimet elektorale për zgjedhjet e 14 shkurtit – Ambasada britanike kërkon të respektohen masat anti-Covid

Ambasada britanike në Kosovë ka reaguar pasi partitë politike në Kosovë kanë filluar tubimet elektorale, përkundër rrezikut nga shpërndarja e virusit COVID-19.

Në një postim në faqen e tyre zyrtare në Facebook, ka bashkëngjitur fotografi nga tubimi i sotëm i Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit në Kaçanik, nga një ndejë e përkrahësve të LDK-së, tubimet nëpër oda dhe një fotografi e Ramush Haradinajt në një hapësirë të mbyllur me përkrahësit e vet.


Ambasada ka thënë se zgjedhjet janë të rëndësishme, por janë shqetësues turmat dhe tubimet.

“Me miqtë dhe familjarët tanë të izoluar në Mbretërinë e Bashkuar, e dimë të gjithë se kjo pandemi nuk ka përfunduar dhe nuk duam ta shohim të njëjtën gjendje sërish për miqtë tanë në Kosovë. Këto zgjedhje janë të rëndësishëm, por janë shqetësuese fotografitë që i kemi parë me turma dhe tubime, pa distancë sociale”, thuhet në reagimin e ambasadës britanike.

Ambasada ka kërkuar nga të gjitha partitë politike dhe përkrahësve të tyre, t’u përmbahen masave të Covid-19, tash që fushata zgjedhore është hapur zyrtarisht, njofton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Vërshime në Prishtinë, rruga

Vërshime në Prishtinë, rruga "Ali Pashë Tepelena" shndërrohet në liqe

Komunat
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Lajme
“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje

“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje

Lajme
Forca Detare shqiptare dërgon anijen e dytë në operacionet e NATO-s

Forca Detare shqiptare dërgon anijen e dytë në operacionet e NATO-s

Lajme
E rrahin e më pas ia vjedhin telefonin dhe paratë, arrestohen tre të dyshuar në Fushë Kosovë

E rrahin e më pas ia vjedhin telefonin dhe paratë, arrestohen tre të dyshuar në Fushë Kosovë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori