LAJMI I FUNDIT:

Trusti me mbi 37 mijë kontribuues të rinj (video)

Trusti me mbi 37 mijë kontribuues të rinj (video)

Trusti në periudhën nëntë mujor të këtij viti ka pasur zhvillime pozitive edhe sa i përket edhe rritjen së numrit të kontribuuesve të rinj në fondin pensional.

Kryetari i Bordit të Trusti, Ymerr Havolli, në një intervistë për Telegrafin, ka treguar se rritja e numrin të kontribuuesve të rinj mund të vlerësohet edhe si hapje e vendeve të punës.


“Si Trust për nëntë muaj të këtij viti kemi pasur rritje të hapjes së llogarie të reja në të cilat është paguar kontributi, një herë deri në katër herë. Pra numri i llogarive të hapura është 37 mijë e 943 llogari aktive që mund të komentohen edhe si vende të punë. Këto llogari janë që paguhet dhe ipet një kontribut për ekonominë e Vendit”, ka bërë të ditur ai.

Ndryshe Trusti menaxhon me më shumë se 1.5 miliard euro të kosovarëve për pensione. /Telegrafi/