Mijëra kontributdhënës në Trust me shtetësi jokosovare e që vijnë nga Shqipëria, Maqedonia Veriore apo Lugina e Preshevës mbeten të kushtëzuar për tërheqjen e 10 përqind të mjeteve të kursyera pas aprovimit të Ligjit për rimëkëmbjen ekonomike.
Posedimi i numrit personal të Kosovës, qoftë i përkohshëm ose i përhershëm, mbetet kusht për shtetasit e huaj të aplikojnë për tërheqjen e 10 përqind të mjeteve në Trust.
Zëdhënësi i Trustit, Jeton Demi ka thënë se numri personal i Kosovës duhet të përputhet me numrin e llogarisë bankare. Për këtë çështje, sipas tij, janë refuzuar mijëra shtetas të huaj që punojnë në Kosovë për tërheqjen e mjeteve të tyre nga Trusti.
“Nuk kam statistika të sakta, mund të jetë me qindra ose mijëra (refuzime të aplikimeve nga shtetas të huaj). Numri personal i Kosovës është kusht dhe në momentin që ky numër përputhet me numrin personal në bankë që është si informacion i konfirmimit të identitetit të tyre, ata bëjnë aplikimin pa problem. Kjo ka ndodhë që në fillim dhe shumica e tyre e kanë pasur në bankë një numër personal tjetër nga ajo që e kanë pasur në llogarinë pensionale në Trust, për këtë ka qenë i pamundur aplikimi… Ka të punësuar në sektor të ndryshëm, kemi të punësuar edhe nga Shqipëria, edhe nga Maqedonia, dhe nga Lugina e Preshevës me rrethinë, të cilët i kanë pasur këto vështirësi administrative teknike”, thekson ai.
Demi ka pranuar se për këto kushtëzime kanë pranuar një numër të madh të ankesave me telefon dhe në mënyrë elektronike.
Në anën tjetër, ai ka thënë se nuk e dinë sa mund të jetë numri i saktë i kontributdhënësve në Trust që janë shtetas të huaj.
“Nuk e kam këtë informacion (numri total i kontriobutdhënësve me shtetësi të huaj) sepse edhe ne e kemi të vështirë t’i identifikojmë cili është shtetas i huaj dhe cili është jo i huaj. Sepse për ne, për sistemin, çdo kontribuues duhet të ketë një numër personal të Kosovës. Dhe ai aplikues përderisa ka numër personal të Kosovës, qoftë ky i përkohshëm ose i përhershëm, ne nuk mund ta verifikojmë, nuk kemi informacion cili na konfirmon nëse ky kontribuues është shtetas i Kosovës apo i huaj”, thotë ai.
Në ditët e para kur filloi aplikimi për tërheqjen e 10%-shit në Trust kishte më shumë se 200 mijë kërkesa brenda ditës, por ky numër tashmë ka filluar të bie dhe tashmë numërohen vetëm qindra aplikime në 24 orë. Numri total i atyre që kanë aplikuar deri më tash për tërheqjen e një pjese të kursimeve të tyre është mbi 410 mijë.
“Më shumë se 410 mijë kontribuues deri tani kanë aplikuar, më shumë se 110 milionë euro janë përfitimet që ata i kanë marrë, nga e cila shumë është kthim nga investimet”, tha ai.
Pas miratimit të Ligjit për rimëkëmbje ekonomike, dita e parë e aplikimit për tërheqjen e 10 përqind të Trustit ishte më 11 dhjetor 2020, ndërsa afati i fundit mbetet data 6 prill e këtij viti. Sipas ligjit, qytetarët që i kanë deri në 10.000 euro kursime, Qeveria do t’ua rimbursojë, duke nisur nga viti 2023./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Nagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën