LAJMI I FUNDIT:

Truqet më të fuqishme psikologjike që çdo njeri duhet t’i dijë

Truqet më të fuqishme psikologjike që çdo njeri duhet t’i dijë

Nëse shpenzoni shumë kohë në internet, atëherë ju e dini se ka truqe për çdo gjë të mundshme. Madje, disa truqe mund t’ju ndihmojnë edhe në jetën e përditshme.

Në këtë artikull, Telegrafi ju sjell disa prej truqeve më të mira psikologjike të cilat, përveç se janë të thjeshta, janë shumë të fuqishme dhe ju ndihmojnë të ballafaqoheni me problemet e përditshme më mirë.


Fuqia e heshtjes
A e keni ditur se heshtja është mënyrë e komunikimit? Në fakt, heshtja është një prej formave më të fuqishme të komunikimit. P.hs., kur nuk jeni të kënaqur me përgjigjen e dikujt në pyetjen që ia keni shtruar, vetëm heshtni dhe mbani kontaktin me sy dhe ai do ju jep përgjigjen që e kërkoni. Duke qëndruar të heshtur, ata në mënyrë natyrale e dinë se juve ju nevojitet shpjegim më i hollësishëm dhe se nuk jeni të kënaqur.

Përtypni çamçakëz
Kur jeni duke përtypur çamçakëz, ju jeni duke e mashtruar trurin se jeni duke ngrënë. Nëse e keni nevojën emocionale për të ngrënë, atëherë përtypni çamçakëz dhe do ju largohet ajo ndjenjë. Veç kësaj, çamçakëzi ndihmon në reduktimin e stresit dhe e lufton ankthin.

Shmangni frazën “unë besoj”
“Unë besoj” dhe frazat tjera të ngjashme janë vetëm dekorim i asaj se jeni duke thënë qartazi mendimin tuaj. Njerëzit zakonisht e dinë se ju e besoni atë çfarë thoni. Shmangni frazën e tillë për t’u dukur më bindës dhe më me vetëbesim.

Vëzhgoni kur tjerët qeshin
Kur jeni me një grup miqsh dhe jeni duke qeshur të gjithë, atëherë vëzhgoni tjerët ngadalë. Vëzhgoni se kë po e shikojnë kur po qeshin. Njerëzit kanë tendenca ta shikojnë personin që e ndjejnë më së afërti kur qeshin. Kjo është mënyrë e mirë për të parë se cilët janë miq të ngushtë në rrethin shoqëror.

Keni vetëbesim
Çdo njeri ka momente kur i ulet niveli i vetëbesimit. Sidoqoftë, ju duhet ta aktroni nivelin e vetëbesimit edhe atëherë kur nuk keni fare. Shfaquni me sa më shumë vetëbesim para njerëzve, në mënyrë që ata t’ju japin më shumë vëmendje dhe t’ju respektojnë më shumë. Me respektin e tyre, në mënyrë natyrale ju fitoni vetëbesim.

Kontakti me sy
Nëse dëshironi të afroheni më shumë me dikë, kontakti me sy është një nga mjetet më të fuqishme për t’ia marr vëmendjen dhe për të krijuar lidhje. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori