LAJMI I FUNDIT:

Truqe të vogla shtëpiake të cilat gjithmonë do t’i përdorni: Për çdo pjesë të shtëpisë suaj! (Video)

Truqe të vogla shtëpiake të cilat gjithmonë do t’i përdorni: Për çdo pjesë të shtëpisë suaj! (Video)

Për shumë nga këto gjëra kurrë nuk do të kishit menduar, mirëpo janë aq të thjeshta sa që do t’i përdorni në çdo rast.


Nëse ju ka shqyer çorapja e najlonit, lyeni me llak të tejdukshëm të thonjve në vendin ku është shqyer në mënyrë që të mos zgjerohet më shumë. Nëse mbathni çorape të këtilla, kini parasysh që gjithmonë në çantë të mbani llak të tejdukshëm të thonjve, nëse nuk dëshironi që të bartni me vete çorape rezervë apo nëse nuk keni ku t’i ndërroni, transmeton Telegrafi.

Kjo është mënyra më e shpeshtë e mbushjes së gotës nga ambalazhi i këtillë, mirëpo pengoni spërkatjen dhe derdhjen nëse vrima është në pjesën e sipërme, ndërkaq nuk është në pjesën e poshtme të ambalazhit. Vetëm kthejeni ambalazhin, është e thjeshtë.

Kështu krijohen lëndimet më të shpeshta te projekti “bëre vetë”. Nuk është gjë e turpshme të mbrohesh, e kundërta. Në vend që gozhdën ta mbani me gishta derisa e ngulni me çekiç, shtrëngojeni me dara. Nëse çekiçi ju rrëshqet, do t’i goditni darët dhe gishtat do të jenë të sigurt.

Shpesh ju ndodh që kablloja ju këputet nga priza? Pengoni këtë duke vepruar kështu siç është treguar në fotografi.

Thjesht, mundeni edhe vetë të ndërtoni mbajtësin e telefonit mobil në veturë. Ju nevojitet një kapcelë-kapëse letrash të cilën e “shtrëngoni në plastikën e veturës ashtu siç është treguar në fotografi dhe mbi mbajtësin e kapëses vëreni llastikun i cili do ta mbajë telefonin.

Nëse nuk dëshironi që gjërat t’ju qëndrojnë të shpërndara nëpër veturë, thjesht mund të improvizoni një copë teli si “çengel” që do t’ju shërbejë si varëse çantë dhe ombrellë në mbështetëse të ulëses.

Edhe gjëra të tjera të dobishme shikoni në xhirim:

/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Ndërtim i muskujve
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta

Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta "thyeni kodin" në 25 sekonda?

Stil
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Rëndësia e veshjes në ambientin e punës

Rëndësia e veshjes në ambientin e punës

Stil
Kalo në kategori