LAJMI I FUNDIT:

Truqe që do të zgjasin jetëgjatësinë e luleve të frekëta

Truqe që do të zgjasin jetëgjatësinë e luleve të frekëta

Një tufë me lule të freskëta, janë një përzierje aromash dhe ngjyrash natyrale në shtëpinë tuaj. Por si t’i ruani sa më gjatë të freskëta?

Kur marrim dhuratë një buqetë, ajo që dëshirojmë më shumë është që lulet mos të vyshken.

Duke qenë se lulet nuk janë të mbjella ato nuk mund të lulëzojnë dhe pas disa ditësh ato kanë humbur aromën dhe bukurinë e tyre.


Por nuk keni pse shqetësoheni më, sepse bashkë me ju do të ndajë disa truke se si të zgjasni jetëgjatësinë e një buqete.

Hapi i parë për të ruajtur lulet e freskëta ka të bëjë me gërshërët. Kur ju dhurojnë lule, kujtohu t’i presësh menjëherë, por shumë pak, tek kërcelli. Në këtë mënyrë lulja do të vazhdojë të marri ujin e nevojshëm. Gjethet dhe lulet nën nivelin e ujit duhet të hiqen gjithmonë.

Për të mbajtur të pastë kërcellin dhe për të shmangni kalbjen e gjetheve dhe luleve. Gjithashtu kujtohuni të shkurtoni nga pak kërcellin dhe të ndryshoni ujin në mënyrë të rregullt çdo dy ditë

Është me rëndësi që temperatura në hapësirën ku qëndrojnë lulet mos të ndryshoj shumë, meqë krijohet kondensimi i ujit në gjethe dhe për pasoj është kalbja.

Lëngjet e gazuara

Në një vazo me lule, hidhni 60 ml lëng të gazuar (çfarëdo lloji). Sheqerin që e përmban lëngu i gazuar zgjat freskinë dhe jetëgjatësinë e luleve tuaja.

Sheqeri

Tretni tre lugë sheqer dhe dy lugë uthull alkooli në një litër ujë të ngrohtë. Kur të mbushni vazon, sigurohuni që lulet të mbulohen me ujë 7 – 10 centimetra. Do të mahniteni se sa gjatë do të qëndrojnë të freskëta lulet tuaja

Që të qëndrojë më gjatë buqeta...
Lexo po ashtu Që të qëndrojë më gjatë buqeta...

Uthulla e mollës

Përzieni dy lugë uthull molle me dy lugë sheqer dhe masën e fituar hidheni në vazon me ujë, para se të vendosni lulet. Ndërroni ujin çdo dy ditë (duke ia shtuar edhe përzierjen e lartpërmendur), me qëllim që t’ju zgjasin lulet sa më gjatë të freskëta.

Aspirina

Trëndafilat dhe llojet tjera të luleve, qëndrojnë të freskëta më gjatë nëse praktikoni këtë metodë: në një vazo me ujë, shtoni një aspirinë të grimcuar para se t’i vendosni lulet në të. Ndërroni ujin çdo dy ditë.

Llaku për flokë

Largohuni nga buqeta me lule rreth 30 centimetra dhe spërkatni me llak flokësh gjethet dhe petalet.

Vodka

Në një vazo me ujë, shtoni disa pika vodka (alkooli e ngadalëson rritjen e baktereve) si dhe një lugë çaji sheqer (për ta ushqyer lulen). Ujitni çdo dy ditë duke shtuar vodkën dhe sheqerin. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Doktori i astrofizikës vdiq për 7 minuta, më pas zbuloi se çfarë pa

Doktori i astrofizikës vdiq për 7 minuta, më pas zbuloi se çfarë pa "në anën tjetër"

A e dini se...
Shteti më i lirë për të jetuar: Një biletë për transportin publik kushton 3 centë, dreka 22 centë, ndërsa qiraja mujore 60 euro

Shteti më i lirë për të jetuar: Një biletë për transportin publik kushton 3 centë, dreka 22 centë, ndërsa qiraja mujore 60 euro

Çfarë të vizitosh
Shtatë gjëra që ndoshta nuk i dinit për shenjat e gishtave

Shtatë gjëra që ndoshta nuk i dinit për shenjat e gishtave

Lifestyle
Qyteti më i afërt me qiellin quhet

Qyteti më i afërt me qiellin quhet "ferri në Tokë": Jetëgjatësia është 35 vjet dhe askush nuk dëshiron të shpërngulet

Udhëpërshkrime
Fakulteti dhe trashja

Fakulteti dhe trashja

Tetë gjërat që femrat i urrejnë tek vetja…por meshkujt i dashurojnë!

Tetë gjërat që femrat i urrejnë tek vetja…por meshkujt i dashurojnë!

Kalo në kategori