Trupi i pajetë i ambasadorit rus që u vra të hënën në Ankara, është dërguar me aeroplan për në Moskë, raporton BBC.

Andrey Karlov ishte qëlluar për vdekje nga Mevlut Mert Altintas 22-vjeç, derisa po mbante një fjalim me rastin e hapjes së një ekspozite në Ankara, transmeton Telegrafi.


Arkivoli i Karlovit është dërguar në aeroportin Esenboga të Turqisë i mbështjellë me një flamur rus.

Ai është përcjellë për në aeroplan i shoqëruar nga gjashtë ushtarë të gardës turke. /Telegrafi/

1 409

3 158

4 115

2 174