LAJMI I FUNDIT:

Trupi i një 85-vjeçari holandez gjendet në shtëpinë franceze, gjashtë muaj pas vdekjes

Trupi i një 85-vjeçari holandez gjendet në shtëpinë franceze, gjashtë muaj pas vdekjes

Zjarrfikësit kanë gjetur trupin e një holandezi 85-vjeçar në shtëpinë e tij në një fshat francez, gjashtë muaj pasi ai vdiq.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, së paku nuk ka ndonjë dyshim rreth asaj se si ka ardhur te vdekja e tij.

Ndërkohë gazeta lokale La Montagne tha se burri jetonte i vetmuar në një apartament me qira mbi zyrën e kryetarit në Chéniers, një komunë me më pak se 600 banorë në departamentin qendror të Creuse.


Zjarrfikësit gjetën trupin e tij në banesë më 12 janar.

Siç thuhet më tej, gjendja e banesës së tij tregoi se ai mund të ketë vuajtur nga sindroma Diogenes, një çrregullim i sjelljes që çon në “rrëmujë dhe kushte josanitare”, tha gazeta.

Kryebashkiaku Gilles Gaudon tha se burri rrallë dilte jashtë dhe mendohej se ishte larguar nga familja e tij.

“Ne e shihnim atë herë pas here duke kërkuar disa gjëra në dyqan ushqimor, por kjo është e gjitha”, tha ai.

Gaudon tha se nuk kishte shenja, të tilla si një erë e keqe, se burri kishte vdekur.

Zjarrfikësit ishin thirrur në banesë një vit më parë për të kontrolluar mirëqenien e tij. Me atë rast e gjetën të ulur në divan duke parë televizor.

Kryebashkiaku tha se i kërkoi shërbimit zjarrfikës që të kontrollonte periodikisht njerëzit që ishin vetëm dhe të pambrojtur.

“Kur e dimë se njerëzit nuk kanë lidhje, ne jemi më të shqetësuar”, citohet të ketë thënë ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Botë
Kryeministri britanik sulmon Putinin: Tiranët kuptojnë vetëm me forcë - ndërsa njofton rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

Kryeministri britanik sulmon Putinin: Tiranët kuptojnë vetëm me forcë - ndërsa njofton rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

Botë
NATO vë aeroplanët ushtarakë në Poloni në gjendje gatishmërie pas sulmeve të reja ruse në Ukrainë

NATO vë aeroplanët ushtarakë në Poloni në gjendje gatishmërie pas sulmeve të reja ruse në Ukrainë

Botë
Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Botë
Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Botë
A i dërgoi SHBA, 350 miliardë dollarë ndihmë Ukrainës?

A i dërgoi SHBA, 350 miliardë dollarë ndihmë Ukrainës?

Amerika
Kalo në kategori