LAJMI I FUNDIT:

Trupi juaj është tepër i thartë: Shtatë simptoma paralajmërimi, pasojat mund të jenë të tmerrshme!

Trupi juaj është tepër i thartë: Shtatë simptoma paralajmërimi, pasojat mund të jenë të tmerrshme!

A e keni ditur që thartësira e trupit mund të shkaktojë madje 17 sëmundje?

Nëse vlera e pH-së është më e ulët se 7, do të thotë që trupi është tepër i thartë. Thartirën e tepërt të quajtur acidozë mund ta shkaktojnë jo vetëm artikujt të cilët i hamë, por edhe mënyra se si i hamë.


Ushqimi bashkëkohor perëndimor nënkupton që shumica nesh ha lloje të shuma ushqimesh të gabueshme, por dhe pi pije të gabueshme.

Ushqimi i tillë thjesht paralizon organizmin dhe i krijon ngarkesë, transmeton Telegrafi.

Rolin e vet me atë rast e kanë edhe faktorët e tjerë, siç janë: stresi, gjumi i pamjaftueshëm, ndotja dhe ushtrimi i tepërt, të cilat shkaktojnë tajitje të shtuar të thartirës qumështore.

Gjithashtu, në rritjen e thartirës ndikon shumë edhe mosha.

Shtatë probleme të përditshme të cilat tregojnë që trupi ju është tepër i thartë

1. Kapsllëku dhe fryrja

Edhe e para, edhe e dyta, mund të jenë të shkaktuar me ngrënien tepër të shpejtë, me ushqim të tepërt ose racione tepër të tharta.

2. Mungesa e energjisë dhe e përqendrimit

Duke pasur parasysh që thartira zvogëlon sasinë e oksigjenit në gjak, ndiheni të plogësht, sepse trurit dhe sistemit të trupit u mungon ai element vital.

3. Problemi me peshën e trupit

Pesha e tepërt e trupit do të thotë që ushqimi juaj nuk është në përputhje me aftësinë e trupit që ta përpunojë ushqimin me të cilin e furnizoni.

4. Teni i keq dhe i thatë, lëkura e pajetë pa shkëlqim

Teprica e thartirës tajitet nëpërmjet lëkurës dhe shkakton dëmtimin dhe inflamacionin e saj.

5. Sëmundja e mishit të dhëmbëve, kariesi dhe era e pakëndshme

Mund të lidhen drejtpërdrejt me ushqimin tepër të thartë, sepse atëherë bakteret shumë më shpejt shumëzohen sesa tek ushqimi alkal.

6. Teshtitja e shpeshtë dhe ftohja

Kur trupi nuk furnizohet me ushqim të përshtatshëm dhe kur flora e lukthit ndryshon, me siguri është rezultat i sistemit të imunitetit të dobët.

7. Dhembjet e muskujve dhe të nyjave

Inflamacioni mund të jetë shenjë që mineralet alkale në kocka dhe muskuj tajitin në mënyrë që të neutralizojnë thartirën. Disa thartira, siç është ajo arahidonike në mishin e kuq, gjithashtu aktivizojnë inflamacionin.

Nëse keni identifikuar të gjitha apo shumicën e këtyre simptomave në organizmin tuaj, është koha që ta alkalizoni trupin tuaj!

Pesë parime themelore të ushqimit alkal

1. Çdo ditë pini dy litra ujë – me këtë mund të llogarisni lëngjet, mirëpo është e nevojshme të pini shumë ujë. Mos pushoni të pini ujë dhe filloni të pini, për shembull, vetëm lëng karote. Bashkë me dy litra në ditë, trupi dhe organet e tij do të jenë elastike dhe të shëndetshme.

2. Nëse midis dy racioneve ndieni uri, pini pak çaj perimesh apo ujë të filtruar. Ndonjëherë trupi është i etur, jo i uritur, andaj më mirë është të pini diçka sesa të hani.

3. Në mbrëmje mos pini as mos hani ushqim të papërpunuar, sepse tretet vështirë. Gjatë natës ushqimi i tillë mund të fermentohet në lukth.

4. Në vend të çajit të zi apo kafesë, pini lëng, çaj bimësh dhe supë. Çaji i zi dhe kafeja janë të thartë.

5. Mos u bëni të tendosur derisa jeni në kurën e pastrimit; qëndroni të qetë dhe të fokusuar në qëllimin që ia keni vënë vetes.

Kënaquni në procesin e pastrimit të trupit dhe shpirtit! /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori