LAJMI I FUNDIT:

Trupi gjykues bashkë me të dyshuarin për vrasje dalin në vendin ku u gjet trupi i Donjeta Pajazitaj

Trupi gjykues bashkë me të dyshuarin për vrasje dalin në vendin ku u gjet trupi i Donjeta Pajazitaj

Trupi gjykues ka dalur për herë të parë në vendin ku rreth shtatë vjet më parë ishte gjetur trupi i pajetë i Donjeta Pajazitaj. Bjeshkët e Strellcit të Deçanit, si dhe disa rrugë të këtij fshati, kanë qenë vendi ku janë kryer shumë ekzaminime gjatë ditës. I pranishëm ka qenë edhe i dyshuari kryesor, Naser Pajazitaj, si dhe familjarë të Donjetës.

Nga qelia e Qendrës së Paraburgimit në Gjilan, Naser Pajazitaj mëngjesin e së mërkurës është sjellur në fshatin Strellc të Deçanit.


Ai po përballet me vendin, ku dyshohet se e morri me veturë kushërirën e tij, Donjeta Pajazitaj dhe e vrau më pas në bjeshkët e Strellcit të Deçanit.

Pajazitaj, këtu tregoi pretendimin e tij se nga kishte kaluar në ditën kritike.

“Lëvizja ime prej aty, kam lëvizë në këmbë deri tek varrezat, deri tek ai dyqani aty, e kam parë që nuk po mundem të eci, edhe jam kthyer… dhe me veturë e kam ndezë veturën që të shkoj në shtëpi, mos të shkoj në varrim fare… kam lëvizë lart e deri tek bunari, prej bunarit e deri tek varrezat”, është shprehur Pajazitaj.

Këto deklarime të Naser Pajazitaj, i dëgjon me vëmëndje nëna e Donjetës, Lumnija.

E familjarët e të dyshuarit, qëndrojnë rreth 100 metra larg.

Pasi përfundon dëshminë këtu, Pajazitaj rikthehet në furgonin e Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Pa të, kryetari i Trupit Gjykues, Ibrahim Idrizi urdhëron të ecet kah rruga që dyshohet se e përdori Pajazitaj për ta dërguar Donjetën në bjeshkë.

Përgjatë kësaj kohe, kryhen edhe matje.

Nëna e Donjeta Pajazitajt

Kjo bën që ata t’i kthehen përsëri ecjes së njëjtë.

Këto veprime u bënë edhe në pesë lokacione të tjera përgjatë fshatit.

E lokacioni i gjashtë, janë Bjeshkët e Strellcit.

Gjyqtari me bashkëpunëtorë vizitojnë edhe vendin ku u gjet trupi i Donjeta Pajazitaj.

 Në vendin ku për rreth gjashtë javë kishte qëndruar trupi i pajetë i Donjeta Pajazitaj, Trupi Gjykues ka kryer ekzaminime rreth gjysmë ore.

E pas këtyre ekzaminimeve, gjyqtari Idrizi mbledh të gjithë të pranishmit në këtë tavolinë.

 “Tani shihet se reliefi ka ndryshuar. Këtu i keni të dhënat, dhe mund të vazhdoni…”, thotë gjyqtari Ibrahim Idrizi

Afër vendit ku u gjet trupi i Donjeta Pajazitaj, bëhen diskutimet kryesore. Ato u ndaluan për xhirim.

E pas tyre, Idrizi, e as prokurorja Valbona Disha Haxhosaj, nuk deshën të flasin për mediat.

Familjarët e të resë nga Strellci i  Deçanit, përgjatë tërë kohës kanë përcjellur me vëmendje zhvillimet.

Por, as ata nuk kanë dashur të flasin.

Nga ana tjetër, njëri prej avokatëve të të pandehurit, Ahmet Tahiri nuk ka shumë pritshmëri nga zhvillimet e së mërkurës.

“Siç e patë vendi ka ndryshuar shumë, edhe rruga edhe çdo gjë tjetër. Nuk e di se sa do të mundet kjo me e zbardhë këtë rast. Këto ekzaminime nuk e di se çfarë rezultatesh do të na japin”, ka thënë Tahiri.

Daljen e trupit gjykues në vendin e ngjarjes, e kishte kërkuar Gjykata e Apelit.

Në aktvendimin e Apelit, i cili e riktheu rastin për herë të tretë në rigjykim, si mangësi u kontatua edhe fakti se trupi gjykues asnjëherë nuk ka vizituar vendin ku ishte gjetur trupi i Donjeta Pajazitaj./Portali D/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori