LAJMI I FUNDIT:

Trupat e Marjusit dhe Admirit me flamur shqiptar në ceremoninë në Gjenova

Trupat e Marjusit dhe Admirit me flamur shqiptar në ceremoninë në Gjenova

Në Gjenova kanë nisur homazhet për 18 prej viktimave të tragjedisë së Urës Morandi.

Mes arkëmorteve qëndrojnë dhe dy të rinjve shqiptarë, Marjus Djerri dhe Admir Bokrina, transmeton tch.


Ata ishin duke udhëtuar në urën e tragjedisë, teksa ishin duke shkuar për në punë.

Marjusi, nga Shijaku, kishte pak ditë që ishte kthyer nga pushimet nga Shqipëria.

Ndërsa trupi i Admirit u gjet në sytë e prindërve të tij dhe bashkëshortes.