LAJMI I FUNDIT:

Trupat amerikane futen në Irak nga Siria

Trupat amerikane futen në Irak nga Siria

Të hënën trupat amerikane që ndodheshin në Siri hynë në territorin irakian në drejtim të Erbil-it, kryeqytetit të Kurdistanit të Irakut.

Autokolona u gjuajt me patate të kalbura nga banorë të zonës ndërsa po kalonte në qytetin e Duhok-ut.

Sekretari i Mbrojtjes, Mark Esper, tha se të gjitha forcat amerikane që do të largohen nga Siria do të vendosen në Irakun perëndimor dhe mund të kryejnë operacione antiterror kundër Shtetit Islamik.

Sekretari i Mbrojtjes tha se SHBA po mban disa trupa pranë fushave të naftës në veri-lindje të Sirisë për t’i mbrojtur ato nga militantët e Shtetit Islamik.

Zoti Esper tha se më shumë se 700 trupa amerikane do të vendosen në Irak dhe nuk do të kthehen në SHBA, ndryshe nga ajo që shkruante në twitter Presidenti Donald Trump.

Ai nuk i përjashtoi mundësinë e kryerjes së operacionet antiterror nga Iraku në Siri. Por ai tha se planet do të përpunohen me kalimin e kohës dhe se ato do të përfshijnë diskutime me aleatët e NATO-s në ditët e ardhshme. Ai tha gjithashtu se nëse forcat amerikane do të kthehen në Siri ato do të mbrohen nga avionët amerikanë.

SHBA-ja ka aktualisht rreth 5 mijë trupa në Irak bazuar në një marrëveshje mes Bagdadit dhe Uashingtonit.

Trupat u tërhoqën në vitin 2011 kur operacionet ushtarake atje përfunduan, por u rikthyen pas tre vitesh kur Shteti Islamik mori kontrollin e pjesës më të madhe të vendit, territor që e humbi sërish më vonë.

Sekretari Esper tha se marrëveshja e nënshkruar të enjten e kaluar për armëpushim pesëditor mes forcave turke e kurde në veri të Sirisë “duket se po respektohet”.

Turqia njoftoi se një prej ushtarëve të saj u vra dhe një tjetër u plagos të dielën pas një sulmi të milicisë kurdo-siriane YPG në Tel Abyad në verilindje të Sirisë.

Ndërkohë një përfaqësues i grupit kryesor kurd në Siri i Forcës Demokratike Siriane (SDF) ndodhet në Uashington për bisedime me zyrtarët amerikanë. Deri më tani nuk ka asnjë informacion se me kë do të takohet përfaqësuesi i kësaj force, Ilham Ahmed. /voa/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Amerika
I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

Evropa
Mercenarët rus të Wagner po vrasin civilët në Mali

Mercenarët rus të Wagner po vrasin civilët në Mali

Afrika
Pamje të tmerrshme: Të dyshuarit për sulmin në Moskë i pritet veshi dhe i futet në gojë – supozohet se kush mund ta ketë bërë këtë

Pamje të tmerrshme: Të dyshuarit për sulmin në Moskë i pritet veshi dhe i futet në gojë – supozohet se kush mund ta ketë bërë këtë

Botë
Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Evropa
Kalo në kategori