LAJMI I FUNDIT:

Trump viziton Izraelin

Trump viziton Izraelin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nis sot vizitën dyditëshe në Izrael, në kuadër të turneut në Lindjen e Mesme.

Trump do të ketë takime të ndara me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, me shpresën se do të sjellë një vrull të ri në bisedimet për paqe, të cilat kanë ngecur qysh në vitin 2014.


Megjithatë, ndihmësit e Trumpit kanë përjashtuar mundësinë e ndonjë përparimi të madh, duke thënë se vizita duhet të shihet më shumë si gjest simbolik.

Në një intervistë për gazetën izraelite Hayom, ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Izrael, David Friedman, tha se qëllim i Trumpit tani për tani është “të nisë një diskutim, me shpresën se do të çojë në paqe”.

Përpara arritjes së Trumpit, Izraeli miratoi disa lëshime ekonomike për palestinezët, të cilat i ka kërkuar presidenti amerikan.

Këto koncesione përfshijnë leje ndërtimi për palestinezët në pjesët e Bregut Perëndimor që janë nën kontrollin e Izraelit.

Sipas mediave izraelite, koncesionet përfshijnë edhe mbajtjen hapur të një kufiri midis Bregut Perëndimor dhe Jordanisë, 24 orë në ditë.

Izraeli, për kohë të gjatë, është aleat i patundur i Amerikës, por Trump, me gjasë, do të ketë bisedime të vështira.

Atij mund t’i kërkohen shpjegime pas raporteve të mediave se ka zbuluar informacione të klasifikuara për grupin militant Shteti Islamik, të cilat i ka siguruar inteligjenca izraelite.

Izraeli po ashtu ka shprehur shqetësim për një marrëveshje për shitje armësh me Arabinë Saudite, të cilën Trump e ka shpallur gjatë qëndrimit në Riad, më 20 maj.

Trump po ashtu është tërhequr nga zotimi që ka bërë gjatë fushatës presidenciale, për të zhvendosur ambasadën amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem.

Statusi i Jerusalemit është një nga çështjet më të ndjeshme në konfliktin izraelito-paleztinez.

Palestinezët e konsiderojnë Jerusalemin si kryeqytet të shtetit të tyre të ardhshëm.

Izraeli ka marrë Jerusalemin Lindor nga Jordania gjatë Luftës gjashtë ditëshe më 1967, e ka aneksuar atë dhe e ka shpallur gjithë qytetin si kryeqytet të tij, por ky veprim nuk është njohur kurrë nga komuniteti ndërkombëtar.

Trump është në udhëtimin e parë jashtë vendit qëkur është zgjedhur president i SHBA-së. Gjatë kësaj jave, ai do të ndalojë edhe në Bruksel, Vatikan dhe Sicili. /Rel/

Në trend Botë

Më shumë
Njësia speciale e ushtrisë ukrainase sulmon istikamet e rusëve – eliminojnë 11 ushtarë të Putinit dhe tre tjerë i zënë rob lufte

Njësia speciale e ushtrisë ukrainase sulmon istikamet e rusëve – eliminojnë 11 ushtarë të Putinit dhe tre tjerë i zënë rob lufte

Evropa
Ukrainasit pretendojnë se Rusia ka pësuar humbjen më të madhe artilerike që nga fillimi i luftës

Ukrainasit pretendojnë se Rusia ka pësuar humbjen më të madhe artilerike që nga fillimi i luftës

Evropa
Ka vdekur stjuardesa me përvojën më të gjatë të punës në botë - ajo u shërbeu mysafirëve në aeroplan për gati 67 vjet

Ka vdekur stjuardesa me përvojën më të gjatë të punës në botë - ajo u shërbeu mysafirëve në aeroplan për gati 67 vjet

Amerika
Spiunim, frikësim e shpifje ndaj prokurorëve - ekspozohet 'lufta' nëntëvjeçare e Izraelit kundër Gjykatës së Hagës

Spiunim, frikësim e shpifje ndaj prokurorëve - ekspozohet 'lufta' nëntëvjeçare e Izraelit kundër Gjykatës së Hagës

Azia
Dronët ukrainas shkatërrojnë një nga një tanket ruse në një pritë të organizuar

Dronët ukrainas shkatërrojnë një nga një tanket ruse në një pritë të organizuar

Evropa
‘Tmerr’ në varrezat e Zagrebit, vizitorët gjejnë 15 varre të hapura

‘Tmerr’ në varrezat e Zagrebit, vizitorët gjejnë 15 varre të hapura

Kroacia
Kalo në kategori