LAJMI I FUNDIT:

Trump urdhëron përjashtimin e imigrantëve pa dokumenta nga hartat zgjedhore

Trump urdhëron përjashtimin e imigrantëve pa dokumenta nga hartat zgjedhore

Presidenti amerikan, Donald Trump, nënshkroi një memorandum të martën që do të ndalonte numërimin e imigrantëve pa dokumenta, herën e ardhshme kur të vendosen kufijtë e distrikteve të votimit, një lëvizje që hasi reagimin e menjëhershëm të demokratëve dhe të paktën një sfidë të mundshme ligjore.

“Përfshirja e këtyre të huajve të paligjshëm në popullsinë e shtetit kur të hartohen hartat zgjedhore, mund të sjellë si rezultat sigurimin e dy ose tre vendeve në Kongres, që në kushte të tjera nuk do të mund të fitoheshin”, thuhet në dokument.

Ekspertët e agjencisë amerikane të regjistrimit të popullsisë dhe juristë shfaqën dyshime për ligjshmërinë e këtij veprimi dhe thanë se nuk është e thjeshtë të zbatohet


Teorikisht, Partia Republikane e Presidentit Trump mund të përfitojë, pasi kjo masë eliminon popullatën kryesisht jo të bardhë të imigrantëve që janë pa dokumenta në Shtetet e Bashkuara, duke krijuar distrikte zgjedhore me shumicë të bardhë.

Po ashtu mund të sjellë si rezultat që shtetet me popullsi të dendur imigrantësh të humbin vende në Dhomën e Përfaqësuesve me 435 anëtarë, përfshirë shtete që anojnë nga demokratët, si Kalifornia me që ka 53 vende dhe Nju Jorku me 27.

Hartimi i ardhshëm i hartave zgjedhore për të reflektuar ndryshimet e popullsisë, është parashikuar për vitin 2021, pasi të jenë përfshirë rezultatet e regjistrimit të popullsisë të vitit 2020. /oranews/

Në trend Botë

Më shumë
I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Botë
Trump: Biden na futi në një rrëmujë me Rusinë, por unë do t'u nxjerr jashtë

Trump: Biden na futi në një rrëmujë me Rusinë, por unë do t'u nxjerr jashtë

Botë
Paralajmëron Zelensky: Putin do ta refuzojë marrëveshjen, ai nuk thotë jo drejtpërdrejt, i zvarrit gjërat

Paralajmëron Zelensky: Putin do ta refuzojë marrëveshjen, ai nuk thotë jo drejtpërdrejt, i zvarrit gjërat

Botë

"Askush nuk është i sigurt", Kanada i dërgon botës një paralajmërim për Trumpin

Botë
Koha për riarmatosjen e Evropës, BE-ja shpalos planin

Koha për riarmatosjen e Evropës, BE-ja shpalos planin

Evropa
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Kalo në kategori