LAJMI I FUNDIT:

Trump urdhëron Pentagonin për zhvillimin e një parade ushtarake

Trump urdhëron Pentagonin për zhvillimin e një parade ushtarake

Presidenti amerikan, Donald Trump ka urdhëruar Pentagonin që të organizojë një paradë ushtarake, konfirmoi dje Shtëpia e Bardhë.

Trump e bëri këtë kërkesë, pasi thuhet se ai u impresionua shumë nga parada franceze ushtarake e Ditës së Bastijës, vitin e kaluar, në Paris.


“Presidenti Trump është një mbështetës i madh i anëtarëve të shërbimeve më të rëndësishme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që rrezikojnë jetën e tyre çdo ditë për të ruajtur sigurinë në vend”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders.

“Presidenti Trump i ka kërkuar Departamentit të Mbrojtjes për të shqyrtuar detajet e kësaj parade ku amerikanët mund të shfaqnin vlerësimet e tyre”, shtoi ajo.

Fillimisht, plani për organizimin e një parade ushtarake me urdhër të presidentit amerikan,  u raportua nga e përditshmja amerikane “The Washington Post”, duke shtuar se Trump do të takohej me zyrtarët e lartë të Pentagonit më 18 janar për të diskutuar rreth eventit.

Parada franceze ushtarake u zhvillua më 14 korrik të vitit të kaluar,  e drejtuar nga një kontingjent prej 145 trupash amerikan për të përkujtuar 100-vjetorin e hyrjes së SHBA-së në Luftën e Parë Botërore së bashku me Francën. /kp/Telegrafi/