LAJMI I FUNDIT:

Trump u thotë qeveritarëve t’i “mbizotërojnë” protestuesit – i quan udhëheqësit të dobët

Trump u thotë qeveritarëve t’i “mbizotërojnë” protestuesit – i quan udhëheqësit të dobët

Presidenti amerikan, Donald Trump, u tha qeveritarëve të hënën t’i ashpërsojnë masat kundër protestuesve të dhunshëm në SHBA.

“Duhet t’i ‘mbizotëroni’ ata ose do të dukeni si budallenjë”, u tha Trump, qeveritarëve në një telefonatë të siguruar nga CNN.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, presidenti amerikan e karakterizoi si një menaxhim të dobët ndaj situatës.


Ai theksoi se dhuna po nxitet nga forcat e të “majtës radikale”.

Trump u tha udhëheqësve se ishte përgjegjësia e tyre, dhe jo e tij, që të veprojnë ashpër ndaj trazirave të vazhdueshme.

“Nëse nuk e ndaloni do të përkeqësohet më shumë situata”, u shpreh Presidenti Trump.

“Kjo ndodhi pasi nuk jeni treguar të kujdesshëm, dhe shumica prej jush jeni të dobët”, theksoi ai.

Ndryshe protestat e dhunshme kanë vazhduar për disa ditë në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si pasojë e vdekjes së George Floyd në Minneapolis, qafa e të cilit u shtyp nga një oficer policie me gjurin e tij, pas së cilës Floyd edhe vdiq. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Trump dhe Macron zhvillojnë bisedime në Shtëpinë e Bardhë për Ukrainën

Trump dhe Macron zhvillojnë bisedime në Shtëpinë e Bardhë për Ukrainën

Amerika
Trump thotë lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda javësh, refuzon ta quajë Putinin diktator

Trump thotë lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda javësh, refuzon ta quajë Putinin diktator

Evropa
Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Evropa
SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Botë
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Kalo në kategori