LAJMI I FUNDIT:

Trump thotë se do të flasë me Putinin të martën për Ukrainën dhe ‘ndarjen e aseteve’

Trump thotë se do të flasë me Putinin të martën për Ukrainën dhe ‘ndarjen e aseteve’

Donald Trump thotë se do të flasë të martën me presidentin rus Vladimir Putin, ndërsa ai kërkon t’i japë fund luftës në Ukrainë.

Udhëheqësi amerikan zbuloi këtë për gazetarët ndërsa fluturonte nga Florida në Uashington me Air Force One, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“Ne do të shohim nëse kemi diçka për të shpallur ndoshta deri të martën. Unë do të flas me presidentin Putin të martën”, citohet të ketë thënë Trump.


“Shumë punë është bërë gjatë fundjavës. Ne duam të shohim nëse mund t’i japim fund asaj lufte”.

Edhe pse Rusia dështoi në qëllimin e saj fillestar për të “rrëzuar” Ukrainën me pushtimin e saj tre vjet më parë, ajo ende kontrollon zona të mëdha të vendit.

Dhe Trump ka thënë se toka dhe termocentralet janë pjesë e bisedës rreth përfundimit të luftës.

“Ne do të flasim për tokën. Do të flasim për termocentralet”, tha ai, duke e përshkruar atë si “ndarje të aseteve të caktuara”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trupat ukrainase përshkruajnë skenat

Trupat ukrainase përshkruajnë skenat "si në një film horror" nga Kursku i Rusisë

Botë
A

A "do ta ndajnë" Ukrainën Trump dhe Putin?

Botë
“Arkivole të mbështjellë me flamuj amerikanë” - rebelët Houthi shpërndajnë një video propagandistike, pas kërcënimit të Trump

“Arkivole të mbështjellë me flamuj amerikanë” - rebelët Houthi shpërndajnë një video propagandistike, pas kërcënimit të Trump

Botë
Trump thotë se do të flasë me Putinin të martën për Ukrainën dhe 'ndarjen e aseteve'

Trump thotë se do të flasë me Putinin të martën për Ukrainën dhe 'ndarjen e aseteve'

Botë
Kafenetë kanadeze ndryshojnë emrin e

Kafenetë kanadeze ndryshojnë emrin e "Kafesë Amerikane", si përgjigje ndaj tarifave të Trump dhe SHBA-së

Botë
Macron: Nuk na duhet leja e Rusisë për të dërguar trupa në Ukrainë

Macron: Nuk na duhet leja e Rusisë për të dërguar trupa në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori