LAJMI I FUNDIT:

Trump: Taksë prej 25% për çdo veturë të prodhuar në BE

Trump: Taksë prej 25% për çdo veturë të prodhuar në BE
U.S. President Donald Trump speaks to the media during a meeting with President of the European Commission Jean-Claude Juncker, in the Oval Office at the White House in Washington, D.C.on July 25, 2018. Photo by Kevin Dietsch/UPI

Do të vendosim një taksë prej 25 për qind për çdo makinë që vjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga Bashkimi Europian, deklaroi presidenti amerikan, Donald Trump gjatë një takimi në West Virginia, sipas CNBC online.

”Për çdo makinë që vjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga Bashkimi Europian do të vendosim një taksë prej 25 për qind”, tha Trump.


Deklarata e Trump vjen pak orë pas një interviste të sekretarit amerikan të Tregtisë, Wilbur Ross, në ”Wall Street Journal” mbi tarifat e makinave, që janë duke u negociuar me Komisionin Europian, Kanadanë dhe Meksikën.

Në korrik, Trump dhe presidenti i KE-së, Jean-Claude Juncker kishin rënë dakord për ngrirjen e tarifave mbi makinat. /Telegrafi/