Administrata e presidentit Donald Trump ka zgjatur afatin e negociatave për tarifat e aluminit dhe hekurit me Kanadanë, BE-në dhe Meksikën, edhe me 30 ditë të tjera. Po ashtu, ajo ka arritur në parim një marrëveshje me Argjentinën, Brazilin dhe Australinë.
Në mars, presidenti amerikan Donald Trump vendosi tarifa prej 25 % për importet e hekurit dhe 10 % për ato të aluminit. Disa vende, u përjashtuan përkohësisht nga këto tarifa, përfshirë Kanadanë, Be-në he Meksikën.
Kina, nuk u përfshi në mesin e të përjashtuarve dhe më pas u hakmor me vendosjen e taksave për disa importe amerikane. Reagimi vijoi zinxhir me Trump që u përgjigj me kërcënimin e të tjerave tarifa amerikane, kundër kinës, duke ndezur tensionet tregtare mes dy gjigantëve.
“Koreja e Veriut është përjashtuar pa afat në këmbim të një reduktimi prej 30 për qindësh në eksportet e saj të hekurit në SHBA. Në të gjitha këto negociata, administrata është e fokusuar në kuotat që do të kufizojnë importet, parandalojnë transportet nga larg dhe të mbrojnë sigurinë kombëtare”, thuhej në një deklaratë të shtëpisë së bardhë. Deklarata tha se detajet e marrëveshjeve me Argjentinën, Brazilin dhe Australinë do të finalizohen së shpejti, transmeton tch.
Kanadaja dhe Meksika më herët ishin përjashtuar deri më 1 maj, ndërsa vijonin bisedimet mbi nafta-n, marrëveshjen për tregtinë e lirë në Amerikën e veriut, ashtu siç ishin përjashtuar edhe Argjentina, Australia, Brazili dhe BE.
E pas një ofensive një javore nga presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, administrata Trump ka vendosur të tolerojë sërish. Kjo shtyrje, i jep më shumë kohë administratës të bindë partnerët tregtarë që të konsiderojnë kuotat në vend të tarifave, një lëshim ky që Koreja e Jugut e ka pranuar. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Modë apo relaks?
Të hyra mbi 500 milionë euro, Dogana shënon rekord të ri
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Projekte të reja për zhvillimin e aftësive do të financohen nga Fondi Rajonal i Sfidave në Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën