LAJMI I FUNDIT:

Trump reagon ndaj Asadit, Rusisë dhe Iranit për Goutën Lindore

Trump reagon ndaj Asadit, Rusisë dhe Iranit për Goutën Lindore

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, tha se veprimet në periudhën e fundit në Goutën Lindore, nga Siria, Rusia dhe Irani janë një turp i madh njerëzor.

Trump ka mbajtur një konferencë të përbashkët për shtyp pas një takimi në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin australian, Malcolm Turnbull.


Në lidhje me situatën e fundit në Siri, konkretisht në Goutën Lindore, Trump është shprehur se “Atë të cilën po bëjnë në periudhën e fundit në (Gutën Lindore) Siria, Rusia dhe Irani është një turp i madh njerëzor. Prania e SHBA-ve atje nuk ka asnjë qëllim tjetër vetëm se të eliminojë DEASH-in dhe të kthehet në shtëpi. Dhe këtë ne e kemi përfunduar në masë të madhe, por ajo çfarë po i bëjnë popullit atje këto tre vende është një turp”, transmeton AA.

Ndërsa, Turnbull në një vlerësim në lidhje me këtë çështje tha se gjakderdhja do të ndalë vetëm nëse gjendet një zgjidhje politike për krizën në Siri.

Departamenti Amerikan i Shtetit në një deklaratë ditën e djeshme bëri përgjegjës regjimin e Asadit, Rusinë dhe Iranin për sulmet e vazhdueshme në Goutën Lindore, por deklaroi se SHBA ndodhej në luftën kundër DEASH-it në Siri.

Sipas informacioneve të marra nga Qendra e Mbrojtjes Civile në Gutën Lindore, ka arritur në 334 numri i personave që kanë humbur jetën në sulmet e ashpra të regjimit gjatë katër ditëve të fundit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos

Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos

Evropa
Është më i vogël se një fushë futbolli dhe ka 1000 banorë: Shikoni si duket ishulli më i populluar në botë

Është më i vogël se një fushë futbolli dhe ka 1000 banorë: Shikoni si duket ishulli më i populluar në botë

Afrika
Kryeministri sllovak në gjendje kritike në spital pasi u qëllua disa herë

Kryeministri sllovak në gjendje kritike në spital pasi u qëllua disa herë

Evropa
Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Evropa
Kush është Robert Fico, kryeministri i plagosur sllovak?

Kush është Robert Fico, kryeministri i plagosur sllovak?

Evropa
Fermeri në Uells u detyrua të vriste qentë e tij pasi ata sulmuan egërsisht disa dele – pamje që përshkruajnë ngjarjen

Fermeri në Uells u detyrua të vriste qentë e tij pasi ata sulmuan egërsisht disa dele – pamje që përshkruajnë ngjarjen

Evropa
Kalo në kategori