Amerika njihet si vendi i makinave të mëdha dhe SUV-ve edhe më të mëdhenj, por Donald Trump ka një ide që mund ta ndryshojë këtë.

Presidenti dëshiron të sjellë në SHBA automjete të vogla, si ato që shihen zakonisht në rrugët e Japonisë, në formën e mini-hatchback-ëve dhe furgonëve gjysmën e madhësisë së një kamioneti Ford F-150.


Të ashtuquajturat makina Kei - shkurtim për kei-jidōsha, fjalë për fjalë "automjet i lehtë" - u bënë të njohura në Japoni pas Luftës së Dytë Botërore si një mjet ekonomik transporti në qytetet e saj të mbushura me njerëz.

Ato janë bërë gjithashtu të njohura në të gjithë Azinë.

Pavarësisht entuziazmit të Trump për mikro-makinat, importuesit dhe shoferët në SHBA nuk janë aq të sigurt nëse ato janë një mundësi e zbatueshme në vendin e gjerë.

Pas një vizite në Japoni, Trump tha në një postim online në dhjetor: "Sapo kam miratuar MAKINA TË VOGLA që do të ndërtohen në Amerikë".

"Këto makina të së ardhmes shumë të afërt janë të lira, të sigurta, me efikasitet të lartë karburanti dhe, thjesht, TË MREKULLUESHME!!! FILLONI T'I NDËRTONI TANI!". /Telegrafi/