LAJMI I FUNDIT:

Trump ‘po ushtron presion ndaj CDC për të ndryshuar metodologjinë e numërimit të të vdekurve nga coronavirusi’

Trump ‘po ushtron presion ndaj CDC për të ndryshuar metodologjinë e numërimit të të vdekurve nga coronavirusi’

Presidenti amerikan Donald Trump dhe anëtarët e grupit të tij të punës kundër coronavirusit kanë bërë presion në Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) për të ndryshuar sesi llogarit normat e vdekjes së virusit, sipas një raporti nga Daily Beast.

Sipas shkrimit për të cilin ka shkruar edhe Business Insider, përcjell Telegrafi, janë pesë zyrtarë të administratës pa emër që punojnë në përgjigjen e qeverisë, të cilët thanë se Trump po kërkon një metodologji të re që mund të çojë në një numër shumë më të ulët vdekjesh për SHBA-në, .


Raporti thoshte se koordinatori i Task-forcës, Dr. Deborah Birx i kërkoi CDC-së që të përjashtojë dy kategori njerëzish nga llogaritja e të vdekurve.

Ajo tha që Birx argumentoi për përjashtimin e njerëzve që supozohet se kanë virus, por rezultatet e testit të laboratorit të të cilëve nuk janë rikthyer ende.

Ajo gjithashtu tha që ajo argumentoi për përjashtimin e atyre që kishin virus, por që mund të mos ketë vdekur prej tij, shkruan më tej Business Insider.

Ndryshe, Shtetet e Bashkuara kanë raportuar 82,389 vdekje nga coronavirusi, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

Dhe po sipas BI, CDC numëron vdekjet nga coronavirusi duke folur dy rrjedhje informacioni: të dhëna nga departamentet lokale të shëndetit dhe të dhëna nga një sistem kodimi dixhital i certifikatës së vdekjes, sipas Daily Beast.

Një zyrtar i përmendur nga Beast tha që Trump shqetësohej që kriteret aktuale janë aq të gjera sa të përfshijë edhe vdekjen e dikujt me coronavirus i cili vdiq nga rënia e shkallëve.

Gjithsesi, një zyrtar i tha Beast që Shtëpia e Bardhë nxiti ndryshimet për shkak të shqetësimit të vërtetë për integritetin e të dhënave, sesa ndonjë dëshirë për të errësuar realitetin.

Ndërkohë në komentet mbi pretendimet e Beast, shefi i statistikave të vdekshmërisë së CDC, Bob Anderson mbrojti statistikat e tij ekzistuese.

Trump ka mbështetur publikisht numrat e CDC, megjithëse ka pasur raporte të tjera që ai dhe rrethi i tij janë të dyshimtë se shifrat janë shumë të larta.

Ndërsa sipas Washington Post, më 9 maj, Birx tha që ajo nuk beson në numrat e CDC, duke thënë se ato mund të ishin deri në 25% më të larta. /Telegrafi/