LAJMI I FUNDIT:

Trump nuk pret të merret në pyetje për çështjen ruse

Trump nuk pret të merret në pyetje për çështjen ruse
President Donald Trump speaks to reporters before leaving the White House in Washington, Friday, Dec. 15, 2017, for a trip to Quantico, Va., to attend the FBI National Academy graduation ceremony. (AP Photo/Manuel Balce Ceneta)

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se “nuk ka të ngjarë” se do t’i kërkohet të japë dëshmi para këshilltarit të posaçëm, Robert Mueller, në lidhje me ndërhyrjen e dyshuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, më 2016, dhe në lidhje me bashkëpunimin e dyshuar të fshehtë midis bashkëpunëtorëve të tij dhe zyrtarëve rusë.

Duke folur në një konferencë për gazetarët në Uashington, së bashku me kryeministren e Norvegjisë, Erna Solberg, Trump përsëriti se nuk ka pasur bashkëpunim të fshehtë midis fushatës së tij dhe Rusisë.


“Do të shohim se çfarë do të ndodhë, por duket se nuk ka të ngjarë se do të ketë ndonjë intervistë (v.j. me mua), tha Trump.

Komentet e tij vijnë pasi mediat amerikane kanë raportuar se Mueller ka informuar Shtëpinë e Bardhë se ai mund të kërkojë të intervistojë Trumpin, në kuadër të hetimeve të tij.

Duke cituar njerëz të afër me çështjen, mediat kanë raportuar më 8 janar se ekipi hetues i Muellerit i ka informuar avokatët e Trumpit se intervista mund të kërkohet shpejt, porse nuk është caktuar datë dhe nuk janë bërë aranzhime për takimin.

Agjencitë amerikane të inteligjencës kanë konstatuar se Rusia ka bërë përpjekje të ndërhyjë në zgjedhjet presidenciale në SHBA për të ndihmuar republikanin Donald Trump dhe për të dëmtuar rivalen e tij demokrate, Hillary Clinton.

Mueller dhe së paku tre komitete të Kongresit janë duke hetuar ndarazi përfshirjen ruse në procesin zgjedhor.

Kremlini i ka mohuar akuzat, ndërsa Trump vazhdimisht ka përsëritur se ekipi i tij nuk ka bashkëpunuar me ndonjë përpjekje të rusëve.

Në konferencën e fundit, Trump po ashtu tha se Shtetet e Bashkuara mund të kthehen në Marrëveshjen e Parisit për Klimën, përkatësisht për frenimin e ngrohjes globale, nga e cila presidenti amerikan është tërhequr në muajin qershor.

“Sinqerisht, është një marrëveshje me të cilën nuk kam problem. Unë kam problem me marrëveshjen që ata kanë nënshkruar, sepse, si zakonisht, ata kanë bërë marrëveshje të këqija”, tha Trump.

“Pra, në mund të kthehemi”, tha ai, pa dhënë hollësi.

Marrëveshja për Klimën është nënshkruar në vitin 2015 nga administrata e atëhershme e presidentit Barack Obama.

Kryeministrja e Norvegjisë, Solberg, tha se vendi i saj mbetet i përkushtuar ndaj marrëveshjes dhe se ajo beson se fokusi në ekonominë e gjelbër mund të çojë në mundësi të mëdha investimi. /Rel/

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Botë
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit

Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit

Botë
Nëse presidenti Raisi është gjallë, media shtetërore do ta konfirmonte menjëherë – ish-ministri britanik vjen me një vështrim rreth situatës në Iran

Nëse presidenti Raisi është gjallë, media shtetërore do ta konfirmonte menjëherë – ish-ministri britanik vjen me një vështrim rreth situatës në Iran

Botë

"Qiejt tanë do të bëhen ferr për pilotët okupues!”: Ukraina thotë se ka rrëzuar aeroplanin e katërt rus në dy javë

Botë
Më shumë se njëzet ekipe, bashkë me dronët dhe qentë - në kërkim të helikopterit

Më shumë se njëzet ekipe, bashkë me dronët dhe qentë - në kërkim të helikopterit "të rrëzuar" të presidentit iranian

Botë
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Kalo në kategori