LAJMI I FUNDIT:

Trump njeh Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit

Trump njeh Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit

Ashtu edhe siç ishte paralajmëruar nga zyrtarë të lartë të Shteteve të Bashkuara se presidenti, Donald Trump, gjatë ditës së sotme do ta njohë Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, kjo gjë edhe ndodhi.

“Kam vendosur që është koha që të njohim zyrtarisht Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit”, tha Trump nga dhoma e pritjes diplomatike të Shtëpisë së Bardhë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


“Pas më shumë se dy dekadave heqje dorë, ne nuk jemi më pranë një marrëveshjeje të qëndrueshme paqësore midis Izraelit dhe palestinezëve”, ka thënë më tej, ndër tjerash presidenti amerikan.

Pas këtij vendimi, ishte paralajmëruar se ai edhe do ta filloj lëvizjen e Ambasadës amerikane nga Tel Avivi në këtë qytet të lashtë.

Mediat kanë vlerësuar se nga të gjitha çështjet që shoqërojnë konfliktin shumëvjeçar mes Izraelit dhe Palestinës, asnjë tjetër nuk është më e ndjeshme sesa statusi i Jerusalemit.

Sipas tyre, përcjell Telegrafi, njohja lidhet me çështje më të mëdha të territorit dhe paqes, e përplaset me kërkesat e palestinezëve që Jerusalemi lindor të bëhet kryeqyteti i shtetit të pavarur palestinez.

Këndvështrimi i pranuar nga të gjitha administratat e mëparshme amerikane ishte se, statusi i qytetit duhet të diskutohet në negociata.

E analistët kanë vlerësuar se një ndryshim në qëndrimin e Shteteve të Bashkuara do të ishte katastrofik.

Plot 70 vite më parë, pas fundit të dhunshëm të sundimit britanik, kur OKB-ja votoi për ndarjen e Palestinës në shtete hebraike dhe arabe, Jerusalemi u përkufizua si entitet i veçantë nën mbikëqyrjen ndërkombëtare.

Por në luftën e 1948-s, ai u nda si Berlini gjatë Luftës së Ftohtë, në pjesën perëndimore e lindore, respektivisht nën kontrollin e izraelitëve dhe jordanezëve.

Rreth 19 vite më vonë, në qershor të 1967-s, Izraeli pushtoi pjesën lindore, duke zgjeruar kufijtë e qytetit e duke e aneksuar atë, në një akt që nuk u njoh kurrë ndërkombëtarisht. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Trump 2.0: Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një rikthim të tij në Shtëpinë e Bardhë?

Trump 2.0: Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një rikthim të tij në Shtëpinë e Bardhë?

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Amerika
Kalo në kategori