LAJMI I FUNDIT:

Trump mund të gjobitet edhe me 343 milionë euro pas dënimit me 77 milionë – kësaj radhe për mashtrim financiar

Trump mund të gjobitet edhe me 343 milionë euro pas dënimit me 77 milionë – kësaj radhe për mashtrim financiar

E ardhmja e biznesit familjar të Donald Trumpit mund të vendoset të premten kur një gjykatëse e New Yorkut pritet të japë një vendim në gjyqin për mashtrim civil.

Ish-presidenti, fëmijët e rritur dhe kompania e tij janë gjetur tashmë përgjegjës për mashtrim rreth vlerës reale të aseteve bazuar në deklaratat për huadhënie.


Prokurorët i kanë kërkuar gjykatësit të gjobisë Trumpin me 370 milionë dollarë (mbi 343 milionë euro) dhe të vendosë kufizime në aftësinë për të kryer biznes në shtet.

Janë shumë para, edhe për një miliarder. Ekspertët ligjorë i thanë BBC-së se një dënim kaq i madh, i shoqëruar me një vendim përfundimtar të mundshëm që mund të ndikojë shumë në perandorinë e pasurive të paluajtshme, mund të sjellë një goditje serioze për financat e 77-vjeçarit.

“Ai nuk do të bëhet papritmas klasë punëtore”, tha ish-prokurorja federale Diana Florence dhe shtoi se “thjesht do të jenë shumë para. Pasuria do t’i reduktohet ndjeshëm”.

Prokurorja e Përgjithshme e New Jorkut, Letitia James i tha gjykatës se 370 milionë dollarë ishte shuma e duhur që Trumpi duhet të paguante si shpërfillje, një ndëshkim financiar që përfshin kthimin e parave të fituara përmes mjeteve mashtruese.

Ajo e llogariti shumën bazuar në tre faktorë: paratë që supozohet se ka fituar Trump në kursimet e normave të interesit në kredi për shkak të keqdeklarimit të pasurive të tij; “bonuse” të paguara për punonjësit e Organizatës Trump që morën pjesë në skemë; dhe fitimi i realizuar nga dy marrëveshje pronash që James pretendon se janë marrë me mashtrim.

I takon gjyqtarit Arthur Engoron të përcaktojë gjobat financiare kur ai të japë vendimin e tij.

Cilado qoftë shuma, Trump do të duhet gjithashtu të paguajë interesin vjetor për atë gjobë, që daton disa vite më parë që kur ndodhën shkeljet e supozuara. Norma e interesit prej 9 për qind e New Yorkut do të thotë që Trumpit mund t’i duhet të paguajë një shumë shtesë nëntëshifrore.

Trump mohon kryerjen e mashtrimit dhe thotë se nuk ka pasur krim sepse bankat kanë fituar para nga investimet e tij. Ai pritet të apelojë rastin, i cili do të pezullonte vendimin derisa një gjykatë më e lartë të shqyrtojë çështjen.

Trump do të përballet me gjykimin e parë penal në New York - republikani thotë se po dëmtohet qëllimisht për zgjedhje
Lexo po ashtu Trump do të përballet me gjykimin e parë penal në New York - republikani thotë se po dëmtohet qëllimisht për zgjedhje

Nëse dëshiron të shmangë pagesën e gjobës ose t’i sekuestrohen pasuritë personale gjatë procesit të ankimimit, ai ende duhet të depozitojë shumën e plotë që do të mbajë gjykata brenda 30 ditëve.

Sipas revistës “Forbes”, pasuria neto e Trumpit kap shifrat e 2.6 miliardë dollarëve. Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të New Yorkut vlerësoi se pasuria neto e ish-presidentit amerikan është dy miliardë dollarë.

Bazuar në këto vlerësime, një dënim prej 370 milionë dollarësh do t’i kushtonte Trumpit afërsisht 15-18 për qind të pasurisë së tij.

Kujtojmë se ai tashmë i detyrohet shkrimtares E Jean Carroll mbi 83 milionë dollarë si dëmshpërblim për shpifje pas vendimit të një gjykate në muajin janar. Tarifat ligjore po rriten gjithashtu ndërsa ai po përballet me katër çështje të tjera penale në nivel federal dhe shtetëror.

Këto ngarkesa financiare të kombinuara mund të përbëjnë më shumë para se sa ka në dispozicion Trump. Ekspertët ligjorë thonë se ai ka disa opsione të mundshme. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Rusia humbet kontrollin e ishullit kyç

Rusia humbet kontrollin e ishullit kyç

Botë
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Ushtria ruse 'ka humbur' 1,250 ushtarë të tjerë në Ukrainë, në vetëm një ditë - humbje të mëdha edhe në armatim

Ushtria ruse 'ka humbur' 1,250 ushtarë të tjerë në Ukrainë, në vetëm një ditë - humbje të mëdha edhe në armatim

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
SHBA shpreson se Hamasi do të pranojë “ofertën jashtëzakonisht bujare” të Izraelit për armëpushim

SHBA shpreson se Hamasi do të pranojë “ofertën jashtëzakonisht bujare” të Izraelit për armëpushim

Botë
Kalo në kategori