Trump me një 'shkëmbim të sikletshëm' me ambasadorin australian gjatë takimit dypalësh: “As mua nuk më pëlqen”

Presidenti amerikan Donald Trump ka pasur një “përplasje” me ambasadorin australian në SHBA, Kevin Rudd, të hënën gjatë një konference shtypi me kryeministrin australian.
Pasi një gazetar australian e pyeti Trump nëse kishte ndonjë shqetësim me administratën e kryeministrit Anthony Albanese, përfshirë komentet e mëparshme të Rudd për të, Trump tha "Nuk di asgjë për të", me sa duket pa e kuptuar se Rudd ishte në dhomë, përcjell Telegrafi.
Trump më pas pyeti nëse Rudd po punonte ende për qeverinë australiane, të cilës Rudd iu përgjigj se komentet ishin bërë "para se të merrja këtë pozicion, Z. President".
🤪 Trump to Australia’s ambassador: “I don’t like you either.”
An awkward exchange took place between the U.S. president and the Australian ambassador🇦🇺
After signing an agreement on rare earth minerals, a journalist reminded Trump that Ambassador Kevin Rudd had once called him… pic.twitter.com/UEooOxvqYs
— NEXTA (@nexta_tv) October 20, 2025
"As mua nuk më pëlqeni dhe ndoshta nuk do t'ju pëlqej kurrë", i tha Trump Rudd në Zyrën Ovale gjatë një takimi dypalësh me Albanese.
Rudd më parë ka tërhequr zemërimin e Trump për postimet e fshira në mediat sociale nga viti 2020, në të cilat ish-kryeministri e quajti Trump "presidentin më shkatërrues në histori".
Përplasja vjen ndërsa Albanese po përpiqet të forcojë lidhjet me administratën Trump, e cila aktualisht po shqyrton rolin e Amerikës në paktin multimiliardë dollarësh AUKUS me Australinë dhe Mbretërinë e Bashkuar.
Të dy udhëheqësit nënshkruan gjithashtu një marrëveshje të hënën për të rritur bashkëpunimin mbi metalet e rralla dhe mineralet kritike. /Telegrafi/



















































