LAJMI I FUNDIT:

Trump letër Edi Ramës, përgëzon Shqipërinë për dëbimin e diplomatëve iranian

Trump letër Edi Ramës, përgëzon Shqipërinë për dëbimin e diplomatëve iranian
WASHINGTON, DC - DECEMBER 11: U.S. President Donald Trump speaks about border security with House Minority Leader Nancy Pelosi (D-CA) and Vice President Mike Pence in the Oval Office on December 11, 2018 in Washington, DC. (Photo by Mark Wilson/Getty Images)

Presidenti amerikan Donald Trump i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama pas dëbimit të ambasadorit iranian në Tiranë dhe një diplomati tjetër. Trump ka përgëzuar Ramën duke thënë se “Udhëheqësia e treguar nga ju me dëbimin e Ambasadorit të Iranit nga vendi juaj është shembull i përpjekjeve tona të përbashkëta për t’i treguar qeverisë iraniane se veprimet e saj terroriste në Evropë dhe përreth botës do të kenë pasoja të rënda”.

Tirana dëbon dy diplomatë iranianë, cenuan sigurinë në vend
Lexo po ashtu Tirana dëbon dy diplomatë iranianë, cenuan sigurinë në vend

Letra e publikuar nga Ambasada Amerikane në Tiranë.


“E përgëzojmë Qeverinë e Shqipërisë për arsye se ndërmori veprime kundër regjimit Iranian për komplotin e tij terrorist në tokën shqiptare, duke kërcënuar sigurinë evropiane. Qeveria e Shqipërisë ka treguar udhëheqësi të vërtetë në përpjekjet tona të përbashkëta për t’i dërguar një mesazh të qartë Iranit se kryerja e veprimeve terroriste në Evropë, apo kudo tjetër, është e papranueshme dhe nuk do të tolerohet. Ne qëndrojmë krah për krah me Shqipërinë, aleatin tonë në NATO dhe partnerin tonë strategjik”, lexohet në statusin e Ambasadës Amerikane.

Ndërsa kjo është letra e Presidentit Trump: “I dashur Z. Kryeministër: Faleminderit për përpjekjet tuaja të palëkundura duke iu kundërvënë Iranit dhe duke iu kundërpërgjigjur veprimeve e përpjekjeve të tij destabilizuese për t’u mbyllur gojën disidentëve anembanë globit. Udhëheqësia e treguar nga ju me dëbimin e Ambasadorit të Iranit nga vendi juaj është shembull i përpjekjeve tona të përbashkëta për t’i treguar qeverisë iraniane se veprimet e saj terroriste në Evropë dhe përreth botës do të kenë pasoja të rënda. Shqipëria ka qenë gjithmonë një mike e madhe e Shteteve të Bashkuara dhe unë mirëpres rritjen e partneritetit tonë, ndërsa ballafaqohemi me çështjet e shumta të rëndësishme që të dy vendet tona hasin. Sinqerisht, Donald Trump”./Telegrafi/