LAJMI I FUNDIT:

Trump konfirmon takimin e radhës me Kim Jong Un, tregon edhe vendin dhe datën

Trump konfirmon takimin e radhës me Kim Jong Un, tregon edhe vendin dhe datën

Presidenti amerikan Donald Trump në mbrëmjen e së martës zbuloi se ai planifikon të takojë udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un gjatë një samiti dy-ditor në Vietnam më 27 dhe 28 shkurt.

Përveç kësaj, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Trump në njëfarë mënyre është mburrur për shmangien e një sulmi vdekjeprurës, kur bëhet fjala në raportet me këtë vend.


“Po të mos isha zgjedhur President i Shteteve të Bashkuara, tani për tani, sipas mendimit tim, do të ishim në një luftë të madhe me Korenë e Veriut me potencialisht miliona njerëz të vrarë”, tha Trump gjatë një fjalimi të tij.

“Shumë punë mbetet për t’u bërë, por marrëdhënia ime me Kim Jong Un është e mirë. Dhe kryetari Kim dhe unë do të takohemi përsëri në 27 dhe 28 shkurt në Vietnam”.

Nëse takimi do të ndodhë më vonë këtë muaj siç është planifikuar, do të ishte takimi i dytë i Trump me Kim dhe hera e parë që një president i SHBA-së të jetë takuar dy herë me udhëheqësin e regjimit autoritar.

Ndryshe, të dy udhëheqësit mbajtën një takim të parë historik në Singapor qershorin e kaluar, gjatë të cilit ata ranë dakord për një kornizë për negociatat e ardhshme, duke përfshirë atë që Koreja e Veriut do të fillonte të punonte drejt “denuclearizimit të plotë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori