LAJMI I FUNDIT:

Trump kërcënon Irakun me sanksione të ashpra ekonomike nëse dëbon trupat amerikane

Trump kërcënon Irakun me sanksione të ashpra ekonomike nëse dëbon trupat amerikane

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka kërcënuar Irakun me vënie të sanksioneve të ashpra ekonomike.

Këto reagime vijnë menjëherë pasi parlamenti i kësaj të fundit u ka bërë thirrje trupave amerikane që të largohen nga shteti.

“Ne do t’i ngarkojmë me sanksione ekonomike si kurrë më parë. Ne kemi atje një bazë ajrore jashtëzakonisht të shtrenjtë. Ka kushtuar miliarda dollarë për ta ndërtuar. Ne nuk do të largohemi përveç nëse ata na paguajnë për bazën”, u ka thënë Trump gazetarëve në bordin e Air One gjatë rrugës nga Uashingtoni në Florida, përcjell Telegrafi.

Trump: Nëse Irani sulmon ndonjë amerikan, ne pa hezitim do t'i dërgojmë armët më të bukura e të sofistikuara drejt tyre
Lexo po ashtu Trump: Nëse Irani sulmon ndonjë amerikan, ne pa hezitim do t'i dërgojmë armët më të bukura e të sofistikuara drejt tyre

Tensionet vazhdojnë të jenë të larta pas vrasjes së gjeneralit Qasem Soleimani në Bagdad javën e kaluar, teksa Irani është zotuar se do të “hakmerret ashpër”.

Soleimani është konsideruar terrorist nga Shtetet e Bashkuara, derisa ai ka organizuar operacionet e ushtrisë iraniane në Lindje të Mesme. Udhëheqësi i ri i forcave elite iraniane, Esmail Qaani të cilat i ka udhëhequr Soleimani, është zotuar se do ta dëbojë SHBA-në nga Lindja e Mesme.

Vrasja e gjeneralit, Irani ndërmerr hapin tjetër ekstrem - braktis marrëveshjen bërthamore të vitit 2015
Lexo po ashtu Vrasja e gjeneralit, Irani ndërmerr hapin tjetër ekstrem - braktis marrëveshjen bërthamore të vitit 2015

“Ne premtojmë se do ta vazhdojmë rrugën e dëshmorit Soleimani me të njëjtën forcë, kompensimi ynë i vetëm do të ishte largimi i Amerikës nga rajoni”, ka thënë Qaani.

Po ashtu, Trump pas vrasjes së Soleimanit ka paralajmëruar se nëse Irani sulmon ndonjë amerikan, atëherë SHBA do t’i kundërpërgjigjet pa hezitim hakmarrjes.

Sulmi me dron që ka lënë të vdekur Soleimanin, i ka marrë jetën edhe Abu Mahdi al-Muhandis, një figurë e lartë e ushtrisë irakiane, që ka udhëhequr grupin Kataib Hezbollah, i cili përkrahet nga Irani. /Telegrafi/