Sekretari amerikan i Shtetit ka përshëndetur “përparimin” në bisedimet e paqes pas takimit të delegacioneve të SHBA-së dhe Ukrainës në Gjenevë, por tha se negociatorët “do të kenë nevojë për më shumë kohë”.

Marco Rubio tha se takimet në Zvicër kanë qenë "më produktivet dhe kuptimplotet" e procesit të paqes deri më tani.


Ai tha se SHBA po bënte “disa ndryshime” në planin e paqes, me sa duket të bazuara në sugjerimet ukrainase.

Rubio mbajti një ton optimist pas diskutimeve, por nuk dha shumë detaje, duke thënë se kishte ende punë për t’u bërë.

"Nuk dua të shpall fitoren apo përfundimin këtu. Ka ende punë për t’u bërë, por sot në këtë kohë jemi shumë më përpara sesa ishim kur filluam këtë mëngjes dhe ku ishim me siguri një javë më parë", tha ai.

"Thjesht na duhet më shumë kohë sesa kemi sot. Sinqerisht besoj se do t'ia dalim."

Ndër tjera, Rubio vlerësoi qëndrimin e Ukrainës ndaj bisedimeve dhe tha se Trump ishte “mjaft i kënaqur”.

Edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ka shenja se "ekipi i presidentit Trump na dëgjon". /Telegrafi/