LAJMI I FUNDIT:

Trump hedh poshtë planin për vaksinimet e para në Shtëpinë e Bardhë

Trump hedh poshtë planin për vaksinimet e para në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ‘përmbysi’ planin që zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë të marrin vaksinën e coronavirusit në ditët në vijim.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, zyrtarët kishin thënë se anëtarët e lartë të administratës së Trump do të ishin ndër njerëzit e parë që do të vaksinoheshin me vaksinën Pfizer-BioNTech.


Mirëpo, ai tha se ai kishte kërkuar që të bëhej një “rregullim” i planeve.

Vaksina e aprovuar së fundmi Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ofron mbrojtje deri në 95 për qind kundër coronavirusit.

Tre milionë dozat e para të vaksinës aktualisht po shpërndahen tek disa zona në 50 vendet e SHBA-së.

Dërgesa e parë e atyre dozave u transportua nga struktura e Michigan të dielën, derisa pritet që punonjësit shëndetësorë dhe të moshuarit të marrin dozat e para nga e hëna.

Numri i vdekjeve në SHBA është rritur ndjeshëm që nga nëntori, derisa vetëm të shtunën u regjistruan 3,309 viktima.

Shpërndarja e vaksinës është formuluar si një pikë kthese për sa i përket pandemisë së coronavirusit, e cila la të vdekur pothuajse 300 mijë njerëz në SHBA. /Telegrafi/