Trump flet për sukseset në njëvjetorin e presidencës së dytë - sërish thotë se ndali luftën mes Kosovës dhe Serbisë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se administrata e tij “ka përfunduar tetë luftëra brenda 10 muajsh” dhe në këtë kontekst përmendi edhe Kosovën dhe Serbinë.
Ai foli për këto suksese gjatë njëvjetorit të presidencës së tij të dytë, ku përsëri përmendi Kosovën dhe Serbinë.
Sipas mediave të huaja, Trump gjithashtu ka renditur luftërat që, sipas tij, ka arritur t’i përfundojë.
- YouTube www.youtube.com
“Nuk ka parë askush një operacion si ai që realizuam në Venezuelë. Kemi përfunduar tetë luftëra të pazgjidhura brenda 10 muajsh – Kamboxhia dhe Tajlanda që kanë qenë në luftë për vite me radhë, Kosova dhe Serbia, Kongo dhe Ruanda, Pakistani dhe India – që mund të kishin përdorur edhe armë bërthamore, sipas mendimit tim. Kryeministri i Pakistanit ishte këtu dhe tha se presidenti Trump ka shpëtuar 10 milionë njerëz, ndoshta edhe më shumë. Pastaj janë edhe Izraeli dhe Irani, Egjipti dhe Etiopia… dhe unë i kam ndalur”, tha ai gjatë një konference për media.
Lideri amerikan gjithashtu tha se ka përfunduar edhe luftën midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, dhe në këtë kontekst presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i kishte thënë se “nuk mund të besoj që e përfundove këtë luftë, unë kam provuar ta zgjidh për dhjetë vjet”.
“Kam shpëtuar miliona e miliona njerëz”, pohoi 79-vjeçari.
Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që Trump përmend Kosovën dhe Serbinë në kontekstin e luftërave që thotë se i ka përfunduar. /Telegrafi/




















































