LAJMI I FUNDIT:

Trump fiton në Teksas, Iowa dhe Montana, Biden në Minnesota

Trump fiton në Teksas, Iowa dhe Montana, Biden në Minnesota

Garë e nxehtë po bëhet për presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Donald Trump ka fituar shtetin e Texasit, duke marrë 38 vota elektorale. Gjithashtu raportohet se republikani ka fituar në Montana, ku ka siguruar tri vota si dhe në Iowa gjashtë vota elektorale.

Ndërkohë, Biden ka fituar së fundi në shtetin e Minnesotas, ku i kanë takuar gjashtë vota.

Nebraska ndahet: Trump fiton 4 vota, Biden 1. (Dy shtete i ndajnë votat elektorale në varësi të votës popullore që fitojnë kandidatët).

Ndryshe, presidenti i ardhshëm i SHBA-së do të jetë kandidati që do t’i fitojë 270 vota elektorale. /Telegrafi/