LAJMI I FUNDIT:

Trump: E pyeta Putinin nëse ka ndërhyrë në zgjedhjet amerikane

Trump: E pyeta Putinin nëse ka ndërhyrë në zgjedhjet amerikane

Presidenti Vladimir Putin është ndjerë i ofenduar nga akuzat që Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në Amerikë, ka thënë Presidenti amerikan Donald Trump, pas takimit të shkurtë të dy presidentëve në samitin e Azisë dhe Paqësorit në Vietnam.

“Ai më tha që Rusia absolutisht nuk ka ndërhyrë në zgjedhjet tona dhe u ofendua nga akuzat”, përsëriti Trump, duke shtuar që këto akuza janë shpikje të demokratëve të Hillary Clinton e cila humbi zgjedhjet, transmeton Gazeta Metro.


Tutje, Donald Trump tha që personalisht ai i beson Putinit në këtë çështje dhe tha që e di që ai po e thotë të vërtetën.

Më herët, inteligjenca amerikane kishte arritur në përfundim që Rusia ka ndërhyrë në programe kompjuterike të shtabit zgjedhor demorat dhe ka vjedhur e-mailat e Clinton, që më vonë i kishte botuar Wikileaks.

Përveç kësaj, hakerët rusë kishin përdorur fushata me lajme të rreme nga tërë bota për të bindur amerikanët të votojnë Trumpin.

Departamenti amerikan i Shtetit ka caktuar prokurorin Robert Mueller për t’u marrë me këto akuza. Mueller ditë më parë ka ngritur aktakuzat e para ndaj disa prej ndihmësve më të afërt të Donald Trump.

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Evropa
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Kalo në kategori