LAJMI I FUNDIT:

Trump dërgon më shumë aeroplanë, Koreja e Veriut thotë se “lufta me SHBA-të është e pashmangshme”!

Trump dërgon më shumë aeroplanë, Koreja e Veriut thotë se “lufta me SHBA-të është e pashmangshme”!

Dy bombardues B-1B të SHBA-ve u bashkuan me “lojërat e luftës” në Korenë e Jugut, mes paralajmërimeve nga Koreja e Veriut se shpërthimi i luftës është “një fakt i vërtetuar”.

Ushtrimi vjetor vjen një javë pasi Koreja e Veriut ka testuar deri tani projektin e saj më të fuqishëm të raketave balistike (ICBM), të afta për të arritur në SHBA.


Trajnimet luftarake ajrore janë në ditën e tyre të fundit dhe aty janë angazhuar 230 avionë – duke përfshirë një gamë të avionëve luftarakë më të përparuar të ushtrisë amerikane.

Një zëdhënës i ministrisë së jashtme të Veriut, duke folur në emër të diktatorit Kim Jong-un, fajësoi stërvitjet duke thënë se ato po e bëjnë luftën të pashmangshme.

“Pyetja e mbetur tani është: kur do të fillojë lufta?”, citohet të ketë thënë zëdhënësi në një deklaratë të transmetuar agjencia zyrtare e lajmeve të Koresë së Veriut të KCNA.

“Ne nuk duam luftë por nuk do të fshihemi prej saj”, citohet të ketë shtuar më tej ai.

Kina, fqinji i Koresë së Veriut dhe aleatja e vetme e madhe, përsëri se duhet të promovuar paqen dhe tha se lufta nuk është përgjigja. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ajo hipi mbi një peshkaqen, pastaj u pendua shumë: Vajza u lëndua në një vend të papërshtatshëm

Ajo hipi mbi një peshkaqen, pastaj u pendua shumë: Vajza u lëndua në një vend të papërshtatshëm

Amerika

"Mos e provokoni Iranin", paralajmëron zëdhënësi i Hezbollahut

Botë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
Pse Irani po mundohet ta fshehë sulmin izraelit?

Pse Irani po mundohet ta fshehë sulmin izraelit?

Botë
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
U hodh nga shkëmbi famëkeq në det, por britaniku gjykoi gabimisht: Videoja horror po përhapet në rrjetet sociale

U hodh nga shkëmbi famëkeq në det, por britaniku gjykoi gabimisht: Videoja horror po përhapet në rrjetet sociale

Evropa
Kalo në kategori