Trump-Biden, debati i dytë presidencial do të jetë virtual

174:"Donald Trump and Joe Biden participate in the first presidential debate at the Health Education Campus of Case Western Reserve University on Sept.29, 2020 in Cleveland, Ohio. 18:"AFP - Getty Images
Debati i dytë presidencial në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbahet virtualisht, njoftoi Komisioni për Debatet Presidenciale të enjten në mëngjes pas daljes pozitiv në testin për coronavirus të presidentit Donald Trump.
"Debati i dytë presidencial do të marrë formën e një takimi në të cilin kandidatët do të merrnin pjesë nga vende të veçanta të largëta", tha komisioni në një deklaratë, përcjell Telegrafi.
Siç bëhet e ditur më tej, debati i dytë është planifikuar të mbahet në 15 tetor.
Ndryshe, nënpresidenti Mike Pence dhe e nominuara për nënpresident të Demokratëve, Kamala Harris, debatuan personalisht të mërkurën në mbrëmje, megjithëse u ndanë nga një ndarje me pleksiglas. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
08/10/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































