LAJMI I FUNDIT:

Trump beson se mund të fitojë zgjedhjet edhe nëse dënohet

Trump beson se mund të fitojë zgjedhjet edhe nëse dënohet

Kandidatët republikanë për zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm ndanë skenën për herë të parë në garën për Shtëpinë e Bardhë në një aktivitet të fushatës në Iowa.

Rivalët kryesorë Donald Trump dhe Ron DeSantis kryesuan darkën vjetore për mbledhjen e fondeve të Partisë Republikane në Lincoln.

Tre aktakuza të reja për Donald Trumpin
Lexo po ashtu Tre aktakuza të reja për Donald Trumpin

Të 13 kandidatëve iu dhanë 10 minuta kohë për të folur gjatë aktivitetit, raporton bbc.


Sondazhet tregojnë se ish-presidenti amerikan po udhëheq garë edhe pse problemet e tija ligjore po rriten.

Ai u tha të pranishmëve se është i vetmi kandidat që mund të fitojë zgjedhjet e vitit të ardhshëm dhe sugjeroi se kjo është e vetmja arsye pse ai përballet me një sërë akuzash penale dhe civile.

Trump tha se do të kandidojë për president edhe nëse dënohet.

Kishte më shumë se 1200 të ftuar në sallë, të cilët të gjithë kanë një ndikim të madh se kush do të jetë kandidati republikan.

Pse Trump po këmbëngul që proceset gjyqësore kundër tij të fillojnë pas zgjedhjeve presidenciale amerikane?
Lexo po ashtu Pse Trump po këmbëngul që proceset gjyqësore kundër tij të fillojnë pas zgjedhjeve presidenciale amerikane?

Sipas një sondazhi FiveThirtyEight, Trump ka 52.4 përqind mbështetje, guvernatori i Floridës, DeSantis ka 15.5 përqind dhe të gjithë të tjerët janë nën 10 përqind në garën republikane.

Iowa është shteti i parë ku votuesit do të fillojnë procesin e zvogëlimit të numrit të kandidatëve presidencialë nga shteti në shtet derisa të ketë një nga secila parti kryesore në fletën e votimit në nëntor të vitit 2024. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Jep dorëheqjen kryeministri i Ukrainës

Jep dorëheqjen kryeministri i Ukrainës

Evropa
Trump e pyeti Zelenskyn

Trump e pyeti Zelenskyn "nëse Ukraina mund ta godasë Moskën" - zbulohet edhe përgjigja e presidentit ukrainas

Botë
“Grenell cenon sigurinë kombëtare të SHBA”, media amerikane zbulon sherrin me Departamentin e Shtetit

“Grenell cenon sigurinë kombëtare të SHBA”, media amerikane zbulon sherrin me Departamentin e Shtetit

Amerika
Trump po shqyrton dërgimin e raketave Tomahawk në Ukrainë, armë që mund të godasë 'në zemër' të Rusisë

Trump po shqyrton dërgimin e raketave Tomahawk në Ukrainë, armë që mund të godasë 'në zemër' të Rusisë

Botë
Çfarë thonë në Ukrainë dhe më gjerë për ultimatumin 50-ditor të Trumpit ndaj Putinit?

Çfarë thonë në Ukrainë dhe më gjerë për ultimatumin 50-ditor të Trumpit ndaj Putinit?

Botë
Aeroplani luftarak izraelit F-15 pothuajse ishte detyruar të ulej në Teheran për shkak të problemit në rezervuarin e karburantit

Aeroplani luftarak izraelit F-15 pothuajse ishte detyruar të ulej në Teheran për shkak të problemit në rezervuarin e karburantit

Azia
Kalo në kategori