LAJMI I FUNDIT:

Truke për të fituar një vend pune

Truke për të fituar një vend pune

Të sigurosh një vend pune sot është kthyer thuajse në një art. Jeni mjaft të kualifikuar, keni çdo gjë që ju duhet, por e ndjeni se ju mungon diçka? Ne ju rekomandojmë disa truke sesi ta fitoni vendin e punës fare lehtësisht.

Kini vetëbesim

Ndonjëherë mungesa e besimit është ajo që ju penalizon. Qëndroni të fortë dhe mos lejoni emocionet t’ju tradhtojnë. Përderisa ju keni mbërritur deri tek intervista, do të thotë që ju jeni të aftë ta bëni këtë profesion, ndaj duhet të mbusheni me vetëbesim dhe të jepni maksimumin tuaj.

Kujdes me veshjen

Shpesh herë thonë që të visheni sa më zyrtar për intervista punë. Megjithatë, këmisha e bardhë dhe fundi i zi janë disi demode. Provoni diçka më komode, por natyrisht, brenda kornizës së zyrtares.

Mos iu drejtoni me ju

Natyrisht që personi që është përballë jush është dikush i rëndësishëm dhe ka një status ndryshe nga juaji. Megjithatë është e rekomandueshme të mos i drejtoheni me ju, pasi vendosni një barrierë që në momentet e para të komunikimit. Çlirojeni bisedën duke e bërë sa më miqësore, duke i folur me – ti.

Lërini mënjanë komplimentet

“Sa e bukur kjo zyrë”, “sa bukur qenkeni veshur”, “sa po më pëlqejnë flokët tuaj”! Të gjitha këto komplimente bëni mirë të mos ia thoni. Harrojeni nëse mendoni se përkëdhelni sedrën e tij, ju thjesht po bëni të mundur që ta humbni atë vend pune.

Mos humbi kontaktin e syve

Shpesh herë kontakti i syve është më shprehës se e gjithë biseda. Mos ia largoni sytë për asnjë sekondë. Kjo do t’i japë bindje se ka përballë dikë të vendosur dhe të përgatitur për vendin e punës. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Përse shumica qëndrojnë të martuar edhe pse nuk janë të lumtur – dhe nuk dashurohen

Përse shumica qëndrojnë të martuar edhe pse nuk janë të lumtur – dhe nuk dashurohen

Lifestyle
Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Lifestyle
Sorrat janë në gjendje të mbajnë mëri dhe të kujtojnë fytyrën tënde nëse sillesh keq me to

Sorrat janë në gjendje të mbajnë mëri dhe të kujtojnë fytyrën tënde nëse sillesh keq me to

Libri i madh i kafshëve
Tri shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

Tri shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

Lifestyle
Kalo në kategori