Blogerja me emrin Natalie Boucher ka vendosur të zbulojë në YouTube trukun e vet për krijimin e iluzionit të gjoksit më të madh.

Ja ku ekziston fora! Ekziston truku, por që nuk përfshin as silikonin, as sytjanet ‘push-ap’!

Natalie ka filluar nga sipërfaqja dukshëm e rrafshët, pastaj ka zbuluar edhe trukun – fjala është për korrektorin e errët.

Me të ka konturuar tërë pjesën e gjoksit, duke përfshirë edhe qafën dhe urëzën eshtërore, transmeton Telegrafi.

Të gjitha i ka bërë me pluhur pudre, ndërkaq rezultati ka qenë befasues.

I vetmi problem mund të jetë që grimi me siguri të përfundojë në rroba, andaj është mirë që, nëse vendosni të bëni këtë truk, vishni fanellën, të cilën jeni të gatshme ta hidhni poshtë nëse ndodh që njollat të jenë tepër të forta.

Shikojeni tërë procedurën.