LAJMI I FUNDIT:

Trudeau i vendosur t’i jep fund protestave, i jep policisë kompetenca shtesë – shoferët e kamionëve as që mendojnë të tërhiqen

Trudeau i vendosur t’i jep fund protestave, i jep policisë kompetenca shtesë – shoferët e kamionëve as që mendojnë të tërhiqen

Kryeministri kanadez Justin Trudeau ka marrë vendim që qeverisë t’i jep kompetenca shtesë për të ndalë protestuesit – përkatësisht shoferët e kamionëve dhe një grup të qytetarëve që janë të pakënaqur me masat anti-COVID.

Ministri kanadez për Sigurisë Publike, Marco Mendichino, ka thënë se ka ardhur koha që policia të fillojë të përdorë kompetencat e shtura që ua ka dhënë ligji për situata të jashtëzakonshme, transmeton Telegrafi.


“I kemi dhënë kompetenca shtesë policisë dhe ka nevojë që tani ta kryej punën e saj”, tha Mendichino pasi që Trudeau njoftoi që ligji i mundëson qeverisë të ndalojë bllokadat dhe largimin e kamionëve.

Zyrtarët nuk kanë bërë të ditur se kur dhe ku do të fillojë t’i kundërvihet “konvojit të lirisë”, dhe se akoma po punon për detajet se ku do të shpallen zonat e “ndalimit”.

Qeveria do të mund të ndalojë bllokadat në pikëkalimet kufitare, aeroporte dhe në Ottawa, të ngrijë llogaritë bankare të shoferëve të kamionëve dhe të pezullojë patentë shoferët.

Gjithashtu mund të angazhojë “merimangat”, për të larguar pengesat nëpër udhëkryqe dhe autostradat që lidhin qytetet.

Deri më tani disa kompani “merimanga” nuk kanë shprehur gatishmërinë për bashkëpunim – pasi që përkrahin shoferët e kamionëve apo edhe ndoshta kjo po ndodh nga frika se mund të ketë dhunë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka

Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"

Botë
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Kalo në kategori