Një lajm i rëndë ka tronditur skuadrën angleze ku aktivizohet Milot Rashica, Norwich City.

Portieri i talentuar, Daniel Barden është diagnostikuar me kancer në testise dhe do të mbetet për një kohë të gjatë jashtë fushave.

20-vjeçari ishte huazuar këtë sezon në elitën e futbollit skocez te Livingston, por ka luajtur në vetëm një ndeshje.

Ka qenë vet portieri uellsian që ka kumtuar lajmin e rëndë dhe se do të mbetet jashtë fushave.

“Ka qenë një periudhë shumë e vështirë dhe sfiduese, por mbështetja e familjes, miqve dhe kolegëve të mi më ka ndihmuar të kaloj javët e fundit”.

“Unë dua t’i falënderojë departamentet mjekësore të Norwichit dhe Livingstonit si dhe spitalin Royal Marsden për kujdesin që kanë treguar për mua”, tha Barden.

“Shpejtësia me të cilën ka lëvizur gjithçka ka qenë e çmendur, por të gjithë kanë qenë absolutisht brilantë me mua”.

“Diagnoza fillestare ishte një trondite e vërtetë për mua, por gjëja pozitive është se ne e kemi kuptuar atë herët dhe hapat e ardhshëm kanë qenë pozitivë”.

“Jam optimist dhe kam një mendim pozitivë. Jam i bindur se do ta mposhti këtë sëmundje dhe do të rikthehem shpejtë”, deklaroi për faqen zyrtare të Norwich, portieri Daniel Barden.

Edhe skuadra angleze Noriwhc i ka dalë në përkrahjet ë madhe portierit të tyre, duke thënv se nuk do ta lënë në asnjë moment të vetëm.

“Dan është pjesë e familjes sonë dhe ne kujdesemi për atë. Ai e di që ne jemi me të në çdo hap”, deklaroi drejtori sportiv i Norwich City, Stuart Webber.

20-vjeçari karrierën e ka nisur te Arsenali, por në vitin 2018 ishte bashkuar me Akademinë e Norwichit. /Telegrafi/