Tronditet Milani para derbit me Juventusin: Ante Rebic e Rade Krunic rezultojnë pozitiv me COVID-19

Milani ka njoftuar se Rade Krunic dhe Ante Rebic janë testuar pozitivisht për COVID-19 dhe për këtë arsye janë jashtë ndeshjes së sotme me Juventusin.
Lajmi vjen vetëm disa orë pasi Zonja e Vjetër kishte dy lojtarë me testim pozitiv, duke nxjerrë jashtë loje Alex Sandron dhe Juan Cuadradon.
Një deklaratë nga Milani konfirmon që Rebic dhe Krunic janë asimptomatikë dhe aktualisht po izolohen në shtëpi.
Një testim i dytë u bë këtë mëngjes, por të gjithë lojtarët e tjerë të Rossonerëve kanë rezultuar negativë dhe janë në dispozicion për ndeshjen e mbrëmjes së sotme.
Është një goditje e rëndë për lojtarët e Stefano Piolit, të cilët tashmë janë tashmë pa të pezulluarin Sandro Tonali, të lënduarit Zlatan Ibrahimovic, Alexis Saelemaekers, Ismael Bennacer dhe Matteo Gabbia.





















































