Kinezët janë shumë krenarë për të ashtuquajturën ”ushtria nëntokësore” e perandorit të tyre të parë. Por, kur një studiues perëndimor pretendon se këto skulptura mund të jenë ndikuar nga statujat greke, atëhere gjaku i bijve të dragoit fillon e zien.
Tetë mijë luftëtarët e ushtrisë në terrakotë zbuluar në Xian, në veri të Kinës duke nisur nga viti 1974, janë gardianët e perandorit të parë Qin, i cili vdiq në vitin 210 para Krishtit, pas bashkimit të vendit.
Qindra mijëra turistë vizitojnë çdo vit këtë qendër, pjesë e trashëgimisë së UNESCO-s.
Kinezët shohin aty një prej simboleve të civilizimit mijëvjeçar.
E thënë kështu se teoria e Lukas Nickel nuk kalon pa u vërejtur në Murin e Madh.
Dhe, sipas këtij specialisti të historisë së artit në Universitetin e Vjenës, skulpturat e Xian janë influencuar nga inovacionet e ardhura nga Greqia, veçanërisht natyralizmi i statujave.
Eksperti imagjinon madje se artizanët e ardhur nga Evropa kanë marrë pjesë në prodhimin e statujave për llogari të perandorit të Kinës.
“Mos ndoshta kinezët kanë shkuar tek grekët për të influencuar skulpturat e tyre?, thekson një përdorues interneti pas publikimit të një dokumentari të BBC për tezën e e profesorit Nickel.
Zhang Weixing, kreu i shërbimeve arkeologjike të muzeut është gjithashtu kategorik.
Materialet si teknika e përdorur për prodhimin e statujave janë autentikisht kineze.
Asgjë nuk mundëson që të kenë lidhje me Greqinë antike.
Kjo ekziston vetëm në mendjen e profesorit vjenez.
“Qin Shihuang, perandori i parë nuk kishte nevojë për grekët për të shpikur diçka. Përveç luftëtarëve të Xian, ai ka bërë dhe shpikje të tjera si standartizimi i peshave dhe masave dhe distancën e rrugëve, rrjetin rrugor, një monedhë unike, konsolidimin e Murit të Madh e tjerë”, nënvizon Zhang.
“Është e vështirë të thuash se kush ka influencuar këtu. Skulptura greke ka qenë e influencuar nga Egjipti”, thekosi ai.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëZelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse
Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës
Erdogan shtyn vizitën në Shtëpinë e Bardhë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë