LAJMI I FUNDIT:

Triumfojnë protestuesit në Hong Kong, tërhiqet projektligji për ekstradimet

Triumfojnë protestuesit në Hong Kong, tërhiqet projektligji për ekstradimet

Indinjata e jashtëzakonshme popullore e pati efektin e saj: udhëheqësja e Hong Kongut, Carrie Lam, ka njoftuar tërheqjen zyrtare të projektligjit për ekstradim.

Ishte pikërisht projekt-ligji që lejonte ekstradimin e banoreve të Hong Kongut në Kinën kontinentale shkaktari i trazirave disa mujore të cilat jo rrallëherë përfunduan në episode dhune. Protestat spontane të rrugës u shndërruan shpejt në një lëvizje më të gjerë, që bënte thirrje për hetime të pavarura të brutalitetit të policisë, dhe për demokraci më të madhe në Hong Kong.

Lam kishte deklaruar më parë se projekt-ligji ishte “i vdekur”, e megjithatë, nuk e kishte tërhequr, duke i nxitur njerëzit të vazhdonin të dilnin nëpër rrugë. Një ditë më parë, ajo mohoi të kishte ofruar dorëheqjen, edhe pse, sipas në audio-incizimeve, që rrodhën në publik, kuptohej se donte ta bënte një të tillë.


“Sikur të kem zgjidhje, gjëja e parë do të ishte dorëheqja”, thoshte Lam në një takim privat të udhëheqësve të biznesit.

Hong Kongu iu dorëzua Kinës nga Britania në vitin 1997, nën parimin “një shtet, dy sisteme”. Sipas këtij parimi, territori ka pavarësinë e tij gjyqësore, legjislaturën e tij, sistemin e tij ekonomik dhe dollarin e tij, ndërsa Pekini ruan kontrollin mbi çështjet e jashtme e ato të mbrojtjes. /tch/

Në trend Botë

Më shumë
Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Botë
Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Botë
Pas “rezultatit historik” në zgjedhjet në Gjermani, Weidel e AfD-së thotë se mori urime nga Elon Musk

Pas “rezultatit historik” në zgjedhjet në Gjermani, Weidel e AfD-së thotë se mori urime nga Elon Musk

Evropa
Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet "të arrijë pavarësinë" nga SHBA

Botë
Zbulohet harta që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Zbulohet harta që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Azia
Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Botë
Kalo në kategori