LAJMI I FUNDIT:

Tri vrasje brenda dy muajve në Kosovë, shqetësime për dënimet minimale nga gjyqësori (Video)

Tri vrasje brenda dy muajve në Kosovë, shqetësime për dënimet minimale nga gjyqësori (Video)

Vetëm dy muajt e parë të këtij viti kanë ndodhur 3 vrasje në vend, duke përfshirë edhe rastin e djeshëm të 33 vjeçarit në Prishtinë.

Ekspertë të sigurisë thonë se kjo po ndodh edhe për shkak të dënimeve minimale që dorasit po marrin nga gjyqësia, ndërkaq nga psikologë thuhet se po ndikon edhe gjendja ekonomike në Kosovë.


Pa kaluar akoma 1 muaj,  në Kosovë u shënua  dy vrasje. Njëra në qendër të qytetit të Ferizajt, ndërsa e fundit në kryeqytet.

Sipas raportit policor për vrasjen e  33 vjeçarit në Prishtinë, i dyshuari kryesor për këtë vrasje B.SH është vetë dorëzuar në stacionin policor. Ai raportohet  të jetë vëllai i gruas së tij. Sipas policisë, i dyshuari ka dorëzuar edhe një armë zjarri (revole), e cila thuhet të jetë përdorur për vrasjen e 33 vjeçarit.

Këto vrasje thuhet se po vijnë si rezultat i dënimit të vogël që po jepet nga gjyqësia. Njohësi i çështjeve të sigurisë, Avni Islami thekson se këtë sistem e ka kapluar nepotizmi.

“Përveç faktorit socio-ekonomik, drejtësisë i mbetet për të bërë shumë për shkak se jemi dëshmitarë të kohës për shkak se personat që kanë kryer vrasje qoftë me paramendim apo në afekt mbajnë një kohë të caktuar në burg e më pas lihen në liri”, tha për RTV Dukagjinin, Avni Islami.

Sa i përket gjakmarrjes, dukuri e cila dyshohet se shkaktoi vrasjen në Ferizaj, sistemi gjyqësor sipas Islamit,  duhet të krijoj një strategji të veçantë për parandalimin e kësaj dukurie.

“Është një përgjegjësi që nuk do të duhej të merrej nga familja, por janë institucionet e shtetit që duhet të vihen në lëvizje dhe që në të ardhmen të shohin se ku ka ngecur procesi, ose ku është shkëputur hallka zinxhirore dhe pse nuk është vendosur drejtësia që ai që ka kryer veprën penale të merr dënimin e merituar”, deklaroi më tej Avni Islami.

Sipas psikologut, Arbër Zeka  arsyet të cilat po i sjellin  vrasjet në Kosovë është mllefi, mungesa e  perspektivës dhe gjendja e vështirë  ekonomike.

“Në këto raste nuk mund të përjashtohet edhe mllefi i madh që është në shoqërinë tonë. Nuk ka aktivitete të mjaftueshme me të cilat merren personat që kryejnë veprat. Nuk ka siguri në aspektin e jetës. Familja nuk i kupton për gjendjen që ata kanë. Kështu gjithçka varet edhe konfliktit që është zhvilluar prej atyre dy personave, për të gjykuar edhe faktorët tjerë pse ka ndodhur ky fenomen e vrasjes”, tha psikologu Arbër Zeka.

Vrasjet e fundit kanë ngritur nevojën që të kontrollohet edhe  armëmbajtja pa leje e qytetarëve të Kosovës.

Deri më tash thuhet se janë rreth 200 mijë armë pa leje në duart e qytetarëve të Kosovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori