LAJMI I FUNDIT:

Tri vjet qeverisje, Kurti lavdërohet për rezultatet në arsim

Tri vjet qeverisje, Kurti lavdërohet për rezultatet në arsim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vazhduar me prezantimin e punës dhe rezultateve në sektorë të ndryshëm, në trevjetorin e qeverisjes së tij me vendin.

Kreu i ekzekutivit, përmes një postimi në Facebook, ka treguar për rezultatet në sektorin e arsimit.


“E kemi mbajtur fjalën për studentët kur kemi thënë se arsimi i lartë publik do të jetë falas. Në të njëjtën kohë e kemi shtuar mbështetjen për ta. Janë gjithsej mbi 10,200 mijë bursa për studentë që janë ndarë gjatë këtyre tre vjetëve. Prej tyre, mbi 5,170 Bursa Elitare. Mbi 4,880 bursa për studentë në fushat STEM – shumica prej tyre për vajza dhe gra. Në Universitetin e Prishtinës pjesëmarrja e studenteve vajza në fushat STEM është në masën 50%. Mesatarja e vendeve të BE-së është 17%. Pastaj mbi 80 bursa për studentë nga radhët e komuniteteve jo shumicë. Mbi 70 tjera për studentë me nevoja të veçanta. Dhe rreth 80 bursa për studentë të dalluar për studime jashtë vendit”, ka shkruar Kurti, transmeton Telegrafi.

Ai ka thënë se “arsimi dual për të cilën kemi folur gjatë sa kemi qenë opozitë, po bëhet sa jemi në qeverisje”.

“Ajo është një prej ndërmarrjeve më të mëdha për ta lidhur dhe ndërlidhur shkollimin profesional me tregun e punës, arsimin me ekonominë. Në vitin e dytë akademik të zbatimit, janë gjithsej 12 profile, në 21 shkolla profesionale, në 14 komuna anekënd Kosovës, në të cilat deri më tani janë të përfshirë 920 nxënës”.

Më tej Kurti tha se, “brenda këtyre tre vjetëve kemi hartuar strategjinë e arsimit 2022-2026, ligje dhe udhëzime administrative që rregullojnë funksionimin e arsimit nga fëmijëria e hershme deri te arsimi i lartë”.

“Deri më tani janë punësuar mbi 280 asistentë për fëmijë me nevoja të veçanta. Si nivel qendror kemi ndarë buxhetin për komuna për punësimin e gjithsej 500 asistentëve. Kështu po e plotësojmë premtimin tonë për 500 asistentë për fëmijë me nevoja të veçanta, sepse shteti dëshmohet më së shumti dhe më së pari aty ku nevojat janë më të mëdha. Ndërkaq për edukim të hershëm, po investojmë në ndërtimin, renovimin e adoptimin e gjithsej 34 çerdheve”.

Kurti thotë se “për herë të parë po bëhet rishikimi përmbajtësor i teksteve mësimore që është themeltar për ngritjen e cilësisë së arsimit dhe dijes e informatave që marrin nxënësit tanë. Në prag të tri vjetorit të qeverisë, u finalizua dosja me më shumë se 600 faqe nga rishikimi i gjithsej 38 teksteve mësimore të klasave I-IX, për gjuhë dhe matematikë. Ekspertët hartues kanë vlerësuar se 28 tekste e plotësojnë pragun e kalueshmërisë prej 80% por që megjithatë kanë nevojë për përmirësime”.

“U rikthyem në ENQA si anëtare e asociuar, pas përjashtimit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim në vitin 2019. Kosova u bë anëtare me të drejta të plota në programin ‘Horizon Europe’, program ky që e mundëson bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e kërkimit dhe inovacionit. Lansuam Sistemin Informativ të Kosovës për Kërkime Shkencore (KRIS) i cili për herë të parë mbledhë të dhëna për indikatorët e hulumtimit dhe inovacionit në vend. E pas një dekade, rifunksionalizuam Këshillin Kombëtar të Shkencës dhe miratuam Programin e ri Kombëtar të Shkencës për vitet 2023-2028, i cili është dokumenti bazë për financimin e punës kërkimore shkencore në vend”, ka shkruar Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Kalo në kategori