“One Kiss” është një nga hitet e Dua Lipës që e solli në bashkëpunim me DJ dhe producentin skocez, Calvin Harris.

Ky projekt ka bërë tri vite që nga publikimi dhe vazhdon akoma të jetë i dëgjuar dhe shumë i pëlqyer në tregun muzikor ndërkombëtar.


Në një postim të ndarë në InstaStory nga Harris, artisti tregon të arriturat e këngës gjatë kësaj kohe.

Screenshot 1 23 Calvin Harris (Foto: Instagram)

“Kënga arriti majën në 30 vende në të gjithë globin dhe u bë kënga më e shitur e vitit në Mbretërinë e Bashkuar, ku kaloi tetë javë në vendin e parë. Ka fituar një çmim në Brit Aëards dhe është transmetuar mbi dy miliardë herë”, thuhet në njoftim.

Ajo po ashtu ka grumbulluar mbi 100 milionë klikime në platformën e popullarizuar, YouTube.

Ky nuk është suksesi i vetëm i 25 vjeçares, pasi edhe me albumin e dytë “Future Nostalgia” shënoi arritje të mëdha.

Vetëm njëra prej këngëve “Levitating” me DaBaby po thyen çdo rekord në platformat muzikore përfshirë edhe Spotify. /Telegrafi/