LAJMI I FUNDIT:

Tri viktima nga COVID dhe 587 qytetarë të infektuar me COVID-19 në Shqipëri

Tri viktima nga COVID dhe 587 qytetarë të infektuar me COVID-19 në Shqipëri

Tre qytetarë të prekur me COVID kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit në Shqipëri, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 2986.

Në 24 orët e fundit janë kryer 3,143 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19 587 qytetarë.


Janë 8,401 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin, ku Tirana mban rekord me 4,460 raste dhe pasohet nga Fieri me 865.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 176 pacientë, nga të cilët 26 janë në gjendje më të rënduar, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 3 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: Një qytetar 49 vjeç nga Patosi, një qytetar 63 vjeç nga Tirana, një qytetar 65 vjeç nga Ballshi.

Janë shëruar 526 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 181,213 që nga fillimi i epidemisë.