LAJMI I FUNDIT:

Tri ushtrime të shkëlqyeshme me të cilat do ta eliminoni gushën dhe sërish të keni fytyrë të bukur

Tri ushtrime të shkëlqyeshme me të cilat do ta eliminoni gushën dhe sërish të keni fytyrë të bukur

Me disa ushtrime të thjeshta, për të cilat ju nevojiten vetëm pesë minuta në ditë, gusha juaj me kalimin e kohës do të zhduket

Kështu, sërish do të kënaqeni me formën ovale dhe të bukur të fytyrës suaj, transmeton Telegrafi.


1. Përpiquni me gjuhë të prekni majën e hundës

Mjafton vetëm të provoni. Nuk ka rëndësi nëse nuk arrini. Ky ushtrim do t’ju ndihmojë të zhvilloni muskujt nën gushë.

2. Merrni pozitën sikur jeni duke puthur ndonjë person shumë të gjatë

Bashkoni buzët dhe ngrini kokën, ashtu që të ndieni tendosjen e muskujve të qafës. Në atë pozitë do të duhej të qëndronit 15 sekonda, pastaj lëshoni kokën dhe lironi buzët.

Përsëriteni këtë ushtrim 5 deri në 7 herë në ditë.

3. Merrni frymë dhe pomponi faqet

Merrni sasi të mëdha ajri dhe shpërndajeni në atë mënyrë që faqet t’ju duken sikur i keni pompuar. Kështu të pompuara faqet, tendosni shuplakat, por mos e lironi ajrin. Qëndroni në atë pozitë 5 sekonda.

Këtë ushtrim përsëriteni 5 deri në 6 herë. Kombinoni këto tri ushtrime dhe me sukses do të eliminoni (së paku do të zvogëloni) gushën.

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori