Tri studente e filluan me një ide ‘Të ndihmojmë familjet në nevojë me rastin e festave të fundvitit’.

Studentet e Kolegjit AAB, Rona Myrtaj, Jehona Berisha dhe Elona Hulaj morën iniciativë për të ndihmuar familjet në nevojë  në  vende të ndryshme të Kosovës por edhe nga diaspora.

Këto studente kanë identifikuar si fillim katër familje skamnore dhe tash me angazhimin e tyre dhe kontributin e gjithsecilit po arrijnë të ndihmojnë mbi 10 familje.